Radhimë, banorët: Rama na mori në qafë, na mashtroi e po na grabit pronën

Hënë, 30 September 2019 13:49

Banorët e zonës së Radhimës janë përplasur me policinë dhe punonjësit e IKMT-së që kishin vajtur në zonë për të prishur objektet në zonë.

Ata kanë hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama se po u rrëmben pronën dhe tokën e tyre që e kanë të legalizuar dhe me dokumente të rregullta.  

Banorët kanë akuzuar policinë se u ka terrorizuar fëmijët ndërsa kanë deklaruar se do e mbrojnë deri në fud pronën e tyre.

“Na kanë terrorizuar fëmijët. Polici pa masë. Jemi në tokën tonë. Të largohet policia, të largohet INUK, të na japin një shpjegim, një planimetri. Kaloni mbi trupin tonë dhe të fëmijëve. Shikoni si rrijnë aty sikur kemi bërë ndonjë krim. E kemi blerë tokën, e kemi me legalizim.” – tha një banore.

Ndërsa një tjetër theksoi se e votuan Edi Ramën për të rregulluar punët ndërsa ai po u rrëmben gjihe djersën e gjakun e 25 viteve punë në emigracion.

“Ai Edi Rama na ka marrë në qafë ka 7 vjet. Rilindja e tij. Kjo është një maskaradë e madhe që bëhet. Ne bëjmë më të mirën ai kërkon të bëjë më të keqen. Nuk jemi njohur me projektin. Këtu do bëhet gjaku deri në gju. Po talleni me bukën tonë. Nuk mban më ujë pilafi. Ja këtu te ky betoni të vdesim unë me familjen time. Na u premtua rilindja po janë duke na marrë në qafë. Po na marrin pronën. Kemi punuar në Itali dhe kemi investuar këtu.” – shtoi një tjetër banor.

Të tjerë banorë kanë lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut Leli duke thënë se i kanë terrorizuar gjatë gjithë verës ndërsa tani po u prishin pronën dhe po u marrin punën duke thënë se do bëjnë rezistencë.

“Na shikojnë si bandita. Kam hedhur gjithë gjakun, djersën tonë të 25 vjetëve këtu. Të vijnë të na sqarojnë. Votuam Edi Ramën të na rregullonte, ky na vuri drurin fare. Dritan Leli të mos fshihet. Të gjithë nënkryetarët e bashkisë janë të paaftë. Është sistemi komunist akoma në xhiro.” – tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...