Ndonëse kanë kaluar 4 muaj që kur banorëve të Floqit iu dëmtuan shtëpitë, për ta nuk ka ndryshuar asgjë. Puna për rikonstruksionin e banesave ka nisur vetëm në një pjesë të vogël të tyre. Disa prej banorëve janë përpjekur t’i rregullojnë vetë shtëpitë.
Puna te banesat e tjera është ndërprerë dhe punëtorët janë larguar nga fshati.
Banorët thonë se pas tërmetit të rinjtë janë larguar nga fshati dhe të moshuarit kanë mbetur në qiell të hapur.
Nëse nuk përfundon rindërtimi i banesave disa e kanë gjetur një zgjidhje.
Floqi ishte fshati më i goditur nga tërmeti i 1 Qershorit ku u dëmtuan rreth 200 shtëpi. Situata vështirësohet për banorët pasi po afron dimri dhe ata nuk kanë më shpresë se do të futen në shtëpitë e tyre në ditët e ftohta./Klan Plus/