Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar spastrimin që po u bëhet punonjësve të shtetit nga kryebashkiakët socialistë të 30-Qershorit. Rasti më i fundit ka ndodhur në bashkinë e Kukësit, ky kryetari Safet Gjici ka larguar me një të rënë të lapsit, 30 kryefamiljarë si roje për t’i zëvendësuar ata me ushtarët besnikë të biznesit të tij.
Berisha shkruan: “Narkoshteti si pronë private e narkosve të Edvin Mafisë! Narkokryetari monist Gjici largon nga puna 30 roje për t’i zëvendësuar me policinë e tij private.” Në vazhdim, Berisha publikon mesazhin e njerit prej këtyre rojeve që tashmë duhet të largohet nga puna me motivacionin e gënjeshtërt, “organizim”!
Përshëndetje Doktor.
Jam një qytetar i Kukësit, punonjës i bashkisë Kukës. Më saktë roje.
Sot mua dhe 30 rojeve të tjerë na komunikuan largimin nga puna, brenda dy muajve. Arsyeja e vetme se jemi të djathtë, por me pretendimin e rilindasve, “organizim” dhe në të vërtetë, për të kthyer policinë private të Safet Gjicit!
Respekte për ty dhe zoti të ruajt. Poshtë Rilindja.