VIDEO/ “Një gënjeshtar madhështor!”

E mërkurë, 02 October 2019 10:54

Nga Petrit Vasili

Edi Rama nuk lodhet së gënjyeri. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky njeri i lodhur e i vetmuar dhe i shpëlarë nga parimet është pacipësia për të gënjyer në mënyrë madhështore.

Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen dhe kushtet shtohen, ky thotë që i paska bërë të gjitha kur nuk ka bërë asgjë. Kushtet janë saktësisht ato që nuk ka bërë dhe që i rëndojnë Shqipërisë si gur në qafë.

Sot gënjeshtari madhështor, Rama thotë: "Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit."

Ndërsa dje, po ky gënjeshtar madhështor thoshte një vit me parë “që morëm datën e negociatave mes tallazeve, mirënjohje Evropës etj”, bile dekoroi edhe ca ambasadorë.

Po sot?

Kjo farë gënjeshtre dhe ky gënjeshtar i pacipë e i palodhur, janë ofendim për shqiptarët. Shqiptarët mund të votojnë për kë të duan, mund të mendojnë si të duan, por ky lloj gënjeshtari dhe kjo lloj gënjeshtre është poshtërim për shqiptarët.

Shiheni videon se si gënjeshtari madhështor gënjente një vit më parë për hapjen e negociatave.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...