Deputeti gjerman tregon ‘paktin’ mes Bundestangut dhe Merkel, për ti dhënë një shans Shqipërisë

E mërkurë, 02 October 2019 11:13

Dje në Berlin u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor e organizuar në Berlin nga Konrad-Adenauer-Stiftung ku diskutua për politikat e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rolin e veçantë të Bundestangut gjerman në këtë proces.

Sipas medias, Europe Western Balkans me seli në Bruksel, mes personaliteteve të larta të politikës gjermane dhe BE-së foli edhe deputeti i parlamentit gjerman  Christian Schmidt, i cili tregoi edhe disa ‘prapaskena’ të votimit më 29 shtator të Bundestangut për rekomandimin e hapjes e negociatave për Maqedoninë e Veriu (pa kushte si dhe për Shqipërinë me kushte.

Schmid rrëfeu ndryshimin e opinionit të grupit të CDU/CSU gjatë votimit të 29 shtatorit, krahasuar me qëndrimin e qeverisë në qershor të 2019.

Në qershor sipas Schimdt, pavarësisht qëndrimit të qeverise federale, grupi mund të kishte tendencën për një ‘decoupling’ (zhbërje, anulim) të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Vlerësimi në atë moment ishte i favorshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë nuk kishte disponim pozitiv dhe vendimmarrja për të, mund të lihej për një moment të mëvonshëm.

‘Në vlerësimin tonë ndryshimi brenda grupit të CDU/CSU i dedikohet në radhë të parë impenjimit personal të Kancelares Merkel, e më tej kontakteve te ndërmarra nga vendi ynë deri në nivelet më të larta’, tregoi Schimidt.

Christian Schmidt tha gjithashtu se nënshkrimi i emrit nga ana e Maqedonisë së Veriut duhet të merret si një sukses i madh dhe si një hap deciziv stabiliteti për rajoni e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa kur foli për Shqipërinë deputeti i njohur shfaqi rezerva sepse sipas tij Shqipëria nuk po vë dot në zbatim shtetin ligjor.

‘Shqipëria është në një situatë më të komplikuar se Maqedonia sepse ka një theksim të korrupsionit, nevojës për të forcuar shtetin e së drejtës, dhe shumë çështje të tjera të cilat kanë nevojë të merren parasysh.

E tillë është i ashtuquajturi procesi i Vettingut, i cili ka bërë seleksionimet e para të gjyqtarëve të korruptuar dhe ka dhënë një orientim të ri dhe kjo ka mundësuar në një hap të ri përpara. Kjo është arsyeja se pse tani është koha për të përfunduar edhe debatet me vendet kandidate e cila është tepër e nevojshme.

Këto vende e kanë të nevojshme të kenë parasysh, sepse nuk janë vetëm kriteret e Kopenhagenit ato të cilat duhet të zbatohen, të cilat janë baza e bashkëpunimit në Bashkimin Europian. Këto kritere duhet të zbatohen në realitet dhe kjo vetëm në parim. Ne kemi nevojë për investime në këtë rajon.

Kjo nuk ka të bëjë fare me një bashkëpunim për miqësi por me një rritje të rëndësishëm të këtij roli në Bashkimin Europian. Në këtë rajon të tjerët kanë interes dhe ne nuk duhet të jemi të lëkundshëm ndaj përpjekjeve të të tjerëve.

Për këtë arsye vendimi për anëtarësimin e këtyre vendeve është edhe strategjik për ne dhe jo vetëm në vlera’, theksoi deputeti Schmidt.

Sipas disa burimeve të Europe Western Balkans nga Brukseli, grupet politike në Parlamentin Europian kanë ndarë dje pozitat e raportuesve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportuesit për Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën do të vijnë nga Partia e Popullit Eeropiane, ndërsa kolegët e tyre për Shqipërinë dhe Malin e Zi do të vijnë nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Ashtu si në mandatin e kaluar të Parlamentit Europian, Raportuesi për Maqedoninë e Veriut do t’i takojë grupit të Europës së Rinovuar (ish Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve në Europë), ndërsa Raportuesi për Kosovën do të vijë nga të Gjelbrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...