Një automjet tip Ford me targë AA 887 NV është gjetur e djegur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Mësohet se makina është djegur gjatë natës.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.
Mësohet se makina është në pronësi të K. Dervishi ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.
																					
								
 
 
						
																									
																									





