9 pyetjet e PD për financimin e paligjshëm të fotos së Ramës me Obamën/ 3 veprat penale për të cilat duhet të hetohet

E mërkurë, 02 October 2019 14:24

Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet për financimin e paligjshëm nga Edi Rama në shumën 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012, shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria.

1. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012?

2. A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar?

 

3. Cili është burimi i këtyre parave?

4. Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave?

5. Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama?

6. Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë?

7. A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë?

8. Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?

9. Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?.

Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme.

Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale:

1. ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, e parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal;

2. ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të parashikuar nga neni 257/a  i Kodit Penal;

3. dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

PD vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin murrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...