DEA amerikane dhe Rilindja e kontenierëve të drogës

E mërkurë, 02 October 2019 15:56

Nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, vijmë në rajon, Greqi, Itali, lajmi ka marrë dhënë për Shqipërinë e Rilindjes së Ramës se si është kthyer jo vetëm në udhëkryq por edhe magazinë të rajonit për drogat e forta nga Amerika e Jugut.

Fama e bandës së Rilindjes   është e madhe. Në Afganistan njihen për shkak të namit të madh në Turqi të porositjes në sasira të mëdha të heroinës. Turqia është rruga kryesore për mbërritjen e saj në Shqipëri e më pas drejt Evropës. Në datën 1 tetor gazeta “Kathimerini” do të shkruante lidhur me aksionin e policisë greke kundër drogës dhe skafistëve që e transportonin. Por ishte interesante linja: skafistët nga Shqipëria e kalonin hashashin nëpër Greqi dhe e dërgonin më pas në Turqi. Kjo është linjë e dyfishtë pasi skafistët shqiptarë shkëmbenin drogën e tyre me heroinën e tyre, e cila lëndën ep arë e ka nga Afganistani.

Dy ditë më parë në Brazil u sekuestruan 617 kg kokainë pakot e të cilave kishin stampën e “SK Elbasani”. Të mos harrojmë kontejnerët e Portin e Pireut të mbushur me kokainë, të mos harrojmë Arbër Çekajn me 613 kg kokainë dhe të mos harrohen as dy shqiptarët e kapur në Amsterdam me 13 milionë euro kesh, para droge.

Por në të tre rastet e kontejnerëve, sidomos në rastin e fundit të Brazilit, ku pakot e drogës kishin stampën e “SK Elbasani” dhe në atë të Portit të Pireut, ishte DEA amerikane që dha sinjalizimin. Kjo sasi me përmasa të frikshme është shtuar shumë që nga koha e Saimir Tahirit e deri tani. Ku gjendet hashashi që dorëzohet në Turqi e këmbehet me heroinë? Sigurisht hambarët që la Saimir Tahiri me strukturat e veta të inkriminuara, po japin frytet. Është naivitet mjeran të mendosh që’ siguria dhe koordinimi i saj në portet e Shqipërisë  nuk është një çështje që i përket kryeministrit e policisë, i përket shtetit por banda e Rilindjes ia ka lënë me koncesion narkotrafikut. Jo më kot Saimir Tahiri në gjyq do të përmendte “?unë nuk jam i pari i kësaj pune”, por do të përmendte edhe Mimi Kodhelin si ministre Mbrojtje për çështjen e fikjes së radarëve.

Banda e Rilindjes dhe kryetari i saj me të gjithë falangat e drogës që përdoren nga blerja e votës e deri në çështje të tjera që do dalin shumë shpejt, janë sot në radarin e DEA-s amerikane, bashkë me kontejnerët e tyre ku sasia e porositur është e njëjtë, 610 kg e sipër.

download.jpg

 

PIRE-KOKAINA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.41-770x433 (1).jpg

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 18:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...