A do jap dorëheqjen? Meta: Nëse çmendet Venecia, s'kam ndërmend të çmendem unë

E Enjte, 03 October 2019 22:01

Komisioni i Venecias vlerësoi se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anulojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Gjatë emisionit Opinion, Meta deklaroi se Komisioni i Venecias kishte tejkaluar kompetencat e veta.

I pyetur drejtpërdrejt nëse do të jepte dorëheqjen nëse Venecia, do të konstatonte shkelje të Kushtetutës, Meta deklaroi: Nëse çmendet Venecia, nuk kam ndërmend.. Unë kam thënë që nëse thotë shkelje dhe më bind, po kam thënë. Nëse nuk më bind… Më fal më fal, respekti nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë. Respekti ruhet gjithmonë. Nëse Venecia vendos të çmendet le të çmendet Venecia, unë nuk do të çmendem të lë Shqipërinë në një kaos të… Venecia të më thotë nenin që kam shkelur unë. Të më thotë a ka institucion tjetër që cakton datën e zgjedhjeve në republikën e Shqipërisë. A ka ndonjë gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë e cila ka shfuqizuar vendimin apo dekretin e presidentit për 30 qershorin. Këtu mbaron historia!

Sipas tij kjo krizë zgjidhet nga populli shqiptar duke votuar për parlamentin, për pushtetin lokal dhe për presidentin.

“Kriza është shumë e gjerë. Për mua kriza zgjidhet duke filluar nga 2008. Që nga prishja e balancave. I gjithë sistemi ka dalë nga shinat kushtetuese. Nuk e di se si mund të zgjidhet kjo situatë pa zgjedhje”, theksoi Meta, në lidhje me krizën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...