Foto me Obamën, Rama nuk komenton dëshmine e amerikanit të arrestuar

E Enjte, 03 October 2019 21:46

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë skandalin e fotos me presidentin amerikan Barack Obama për të cilën një shtetas amerikan i dënuar nga gjykatat e vendit të tij ka deklaruar se janë paguar 80 mijë dollarë.

I ftuar në “Real Story”, kreu i qeverisë mohoi gjithçka dhe çdo lidhje me këtë skandal.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk kam bërë asnjë pagesë për këtë foto. Nuk kam lidhje me asnjë lloj afere për këtë foto. Nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet, por kam bërë vetëm një foto dhe kam pasur një takim të shkurtër me presidentin Obama. PD kërkon nga prokuroria të hetojë për këtë çështje. Nuk kam asnjë problem. Këtë që thashë këtu do ta them edhe në çdo vend tjetër”, tha Rama duke e akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha se “me këtë lëvizje kërkon të mbulojë aferën e pagesave të lobimit të SHBA”.

I pyetur se si do t’i përgjigjej cilësimit që presidenti Ilir Meta i bëri atij duke e quajtur ‘gruaja e Bilalit’, Rama iu përgjigj se ndjente keqardhje për gjuhën e shthurur.

“Kjo është një çështje e hetuar dhe e gjykuar në SHBA dhe unë po të kisha lidhje me këtë çështje nuk do isha një person tërësisht i papërfshirë, i pa pyetur dhe i pakonsideruar gjëkundi nga ana e drejtësisë amerikane. Kjo vjen si përpjekje për rikompensuar në sytë e publikut një çështje tjetër të hapur, shkelje flagrante e ligjeve shqiptare dhe me përfshirje të aktorëve të tretë përmes financimit të PD. Është thjesht një lojë politike dhe nuk më intereson. Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment, kam bërë një foto me presidentin e SHBA-ve dhe kaq”, deklaroi Rama.

Disa ditë më parë gjykata dënoi një shtetas amerikan, William Argeros me akuzën se kishte ndërhyrë për të mundësuar një foto të kryeministrit shqiptar me presidentin e SHBA duke sajuar një kontribut të paligjshëm nga një i huaj. /Opinion.al

Modifikuar më E Enjte, 03 October 2019 22:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...