“Pse duhet të japë dorëheqjen ose të hapë krahun Rama?”- Gjekmarkaj: Ftesa për Bashën cinike, vendi në agoni nëse…

Premte, 04 October 2019 18:20

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqje nëse vendit nuk i hapet një dritë jeshile duke marrë një ‘PO’ për çeljen e negociatave me BE. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Gjekmarkaj tha se ‘Jo’-ja e vendeve anëtare të BE më 18 tetor do të jepte efekte politike në vendin tonë, ndërsa shtoi se Rama në këtë rast duhet të hapë krahun.

“Së pari ‘Jo’ do të ketë efekt politik. Një burrë shteti matet dhe nga premtimet që i bën kombit të tij. Nëse lexojmë premtimet e Ramës, ai na e ka ofruar prej shumë kohësh e hapjes së negociatave. Madje ai këto 4 vite tha se u hapën negociatat dhe u dekoruan dy ambasadorë, për negociatat që s’janë hapur. Nëse nuk hapen negociatat, çfarë i mbetet kryeministrit? I mbetet të japë dorëheqje. Nëse kjo nuk ndodh, ky kryeministër duhet të hapë krahun që të lejojë krijimin e një lëvizje tjetër për vendin. Nëse do të jetë një ‘PO’ me një ‘JO’ bashkë do të kemi një zgjatje të agonisë. Pasi palët do të insistojnë njëra tek ‘JO’ dhe tjetra te “PO”, dhe në mes do i lihet vendi agonisë”, tha analisti, shkruan ‘BalkanWeb’.

Mes të tjerash analisti tha se shpreson që Holanda dhe Franca të thonë ‘PO’, pasi sipas tij do të ketë kufizime të pashallëkut në Shqipëri.

“Shoqëria shqiptare ka tentuar që të sjellë Europën në Shqipëri, por s’ka pasur aleancë. Kjo qeveri ka probleme të mëdha ne raport me Evropën dhe integrimi është i pamerituar. Kjo qeveri është pengesa kryesore për integrimin. S’jam dakord me deklaratat e Ramës se ‘ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë’. Kushtet e vëna janë minimale, që i kërkohen një qeverie që duhet të sigurojë minimumin për qytetarët e saj. Nuk është faj i këtyre vendeve, (Francës, Holandës) nëse nga Shqipëria janë larguar njerëz. Nuk ka qeveri të dytë në Europë që është afër despotizmit. Ne shpresojmë që Holanda dhe Franca të thonë ‘PO’ dhe nëse hapen negociatat do të ketë kufizim të pashallëkut në Shqipëri. 9 kushtet e parashtruara paraqesin problemet e vendit. Ne shpresojmë që do të triumfojë ideja e gjeopolitikës, që ta nxjerrin Ballkanin nga influencat ruse. Qeveria ka lënë shumë për të dëshiruar në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave”, tha Gjekmarkaj.

Teksa komentoi ftesën e Ramës për liderin e PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë për dialog, Gjermarkaj tha se ishte një reagim i pasinqertë.

“Është një reagim i pasinqertë dhe cinik për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Ai nuk ka bërë asgjë, por në kufijtë e arrogancës, e vë me shpatulla pas muri Bashën, e tall, e ironizon dhe besimi ka ‘vdekur’. Basha në këto muajt e fundit ka bërë lëvizje të forta, si djegia e mandateve. Ndaj ai nuk mund të ulet me Ramën në një tryezë sikur nuk ka ndodhur gjë. Mendoj se një reformë zgjedhore, pjesëmarrja në të është e domosdoshme. Një ditë do të kenë zgjedhje në Shqipëri. Por ato zgjedhje t’i kemi të pakontestuara”, pohoi ai.

Kujtojmë se Rama ne nje interviste dje per “Real Story” në News24 u shpreh i gatshëm të takohet me liderët e opozitës ditën apo natën përveç një 4 orëshi kur fle gjumë. “Unë jam gati të takohem ditën dhe natën në çdo orë se unë nuk fle, zgjuar deri në 3. Çohem në 7. Jam i gatshëm të takohem përveç këtij 4 orëshi. Ama do merrem me këta apo finalizimin e projektit për ndërtimin e një kampusi që iu kemi premtuar studentëve. Do merremi me këta apo zhvillimin e infrastrukturës universitare, me artet, konviktet. Unë duhet të ndaj kohën në mënyrë të arsyeshme. Të humbasësh kohën me njerëz që thonë se nuk e njohim këtë…”, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...