Dosja "184" shkon në Dibër, autorët vijnë në Tiranë me ngritje në detyrë

Premte, 04 October 2019 19:03

Rama dhe Arta Marku po shfaqen kaq me arrogancë në opinionin publik sa nuk e kanë problem që dosjen më skandaloze të ndërhyrjes në zgjedhje atë të përgjimeve në Dibër, jo vetëm ta degdisin nga Krimet e Rënda në Dibër, por edhe të ngrenë në detyrë prokurorët që ndihmuan në fundosjen e saj.

Esmeralda Keshi Cami, pasi dha dorëheqjen nga dosja 184 që i mbërriti në derë, sot u rrit në detyrë duke u bërë anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Arta Marku dhe Edi Rama kanë lobuar mirë që kunata e personit kryesor që shantazhonte dhe kërcënonte dibranët për të votuar PS , Arben Keshi, të katapultohej në organin më të lartë të Prokurorisë.

Dosja 184 vazhdon të groposet nga qeveria në bashkëpunim me Prokuroren e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Nuk mjaftoi që u degdis në Dibër, duke e larguar nga Krimet e Rënda, por pak ditë më parë u lajmërua se hetimet mbi të do të shtyhen edhe 3 muaj të tjera me pretekstin se prokurorët  janë duke studiuar dosjen. Sakaq, dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.

Të gjithë po çuditen se çfarë duhet më të hetohet mbi një dosje përgjimet e të cilës janë bërë publike dhe i madhe  i vogël ka dëgjuar se si pushtetarë të inkriminuar me në krye Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën blejnë votat për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme në Dibër. 

Përgjatë tre viteve, dosja ndërroi disa duar prokurorësh dhe Krimet e Rënda u përballën me kritika publike për zvarritje hetimesh për shkak ‘të zyrtarëve të lartë të shtetit të kapur në përgjime’. Transferimi i çështjes në prokurorinë periferike të Dibrës i zbeh edhe më tej shpresat për drejtësi, ndërkohë që fati i hetimeve mbetet gjithashtu i paqartë.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...