Ndërtimi i parashikuar në 12 mijë metër katror në Laknas është bërë shkak për një përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës.
Me pretendimin se objekti do të shkaktonte përmbytje, dhjetëra persona kanë tubuar duke kërkuar largimin e policisë.
Madje si pasojë e tensioneve, tre prej protestuesve humbën ndjenjat. Ata hodhën akuza se ambulanca mbërriti me vonesë dhe ishin vetë banorët që dhanë ndihmën e parë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili dënon atë që ai e quan terror policesk.
“Narkopolicia keqtrajton banorët e Laknasit që protestojne kundër ngritjes së një thertoreje të madhe e që shkatërron mjedisin e tyre!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin policesk ndaj banorëve të Laknasit, të cilët duan ti përzenë nga vatrat e tyre”, shkruan ish kryeministri Berisha.