Armiku i jashtëm është BE, i brendshmi është opozita

Saturday, 05 October 2019 16:18

Që kryeministri Edi Rama shpesh vendos të flasë nën ndikimin e përroit psikik, (tjerrje me fjali të gjata pa kuptim), kjo nuk është risi, edhe pse fatkeqësi. Pikërisht në momentin më kritik për vendin ku shpresohej në hapjen e negociatave me Shqipërinë për në BE, vjen ai lajm i disi i pritshëm, por i hidhur për gjithëkënd qytetar; negociatat me gjasë nuk do të hapen, as me disa kushte.

Kreu ynë i qeverisë, që po e drejton vendin prej gjashtë vitesh sulet kundër Europës, pasi ia kanë bërë të qartë se me vjedhje votash, korrupsion, lidhjen e politikës me trafikantë e vrasës dhe trafik droge nuk mund të ketë integrim.

“Ne jemi gati, ata nuk janë ende për konjukturat e tyre të brendshme”- tha Rama në Parlament, në një fjalim të gjatë që më së shumti magjepsi krahun e tij të majtë, ngjeshur pas karriges së rëndë ministrore, Elisës së tij.

Po nëse Europa është e ngurtë për të mos shkuar në zgjerim dhe moshapja e negociatave lidhet me politikën e saj të brendshme, atëherë përse Maqedonia e Veriut me gjasë do marrë negociatat dhe Shqipëria mbetet sërish? Kjo është gjëma personale e Edi Ramës, që i bie përfundimisht edhe propganada se Europa nuk na ofron negociatat për çështjet e saj të brendshme.

Për rastin Shqipëri, disa vende të BE-së ishin mëse të qartë, vendi ynë jo vetëm nuk plotëson kushtet, por përbën rrezik infektimi të familjes së madhe Europiane. Si vend kandidat për në BE, nëse hapeshin negociatat, qeveria jonë do të ofronte “eksperiencë të vyer” në mënyrën si vidhen votat, si në Parlament filtrohen trafikantë e të akuzuar për vrasje dhe trafik prostitucioni në rrethana rënduese, apo sesi në pushtetin lokal bëhen kryebashkiakë individë të lidhur me trafikun e drogës, përdhunim në grup, grabitje automjetesh dhe falsifikim parash.

Këto nuk janë incidente të rralla që ndodhin në një vend me demokraci të brishtë si Shqipëria, ku individë me të shkuar të errët përfshihen në politikë rastësisht, por është mendësi, formë qeverisje që vjen nga maja e piramidës, për tu shtrirë në çdo qelizë të administratës shtetërore.

Përveçse po akuzon Europën se nuk po vlerëson Shqipërinë për arritjet e saj, Rama ka gjetur edhe “armikun e brendshëm”, sipas tij është opozita. Jemi para një koncepti me nuanca të forta totalitariste. Sistemet diktatoriale edhe nëse nuk kishte armiq duhet ti shpiknin ata, sepse vetë ishte krijuar i tillë. “Ata na kanë në thep të pushkës, ne i kemi në grykë të topit”. Kjo ishte thënie e diktatorit Enver Hoxha kundër imperialistëve amerikanë dhe shovinistëve ballkanik dhe Europianë.

Ata na kishin “zili” që ne e çanim bllokadën me pushkë dhe kazëm në ngritjen e socializmit. Bota e gjitha na kishte “frikë”, aq sa ndërtuam 700 mijë bunkerë që i përdorëm vetëm për tu shtuar frikën zboristëve tanë. Ndërsa brenda vendit ishte “lufta e klasave” dhe armiku i pushtetit dhe partisë.

Sot armiku i brendshëm për kryeministrin Edi Rama është opozita, që ka “hedhur baltë” mbi qeverinë dhe Shqipërinë…! Pra ka bërë “agjitacion dhe propagandë kundër shtetit”. Praktikisht jemi në një qeverisje me mentalitet sistemin diktatorial, ku e vetmja që ndryshon është pamundësia për të rihapur edhe një herë burgjet politike dhe internimet masive. / Nga Boldnews.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...