Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti po del fitimtar i zgjedhjeve të parakohshme palamentare në Kosovë. Në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë, Kurti më herët është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të tij, Baton Haxhiu. Më 4 shkurt të këtij viti, në një deklaratë për mediat, Kurti tha se nuk pranon një keqqeverisje nga Tirana zyrtare, pasi oligarkët dhe mafia po shkatërron Shqipërinë. ”Jo vetëm Shqipëria destabilizohet nga kjo mënyrë qeverisje”, thekson Albin Kurti, ”por edhe Kosova dobësohet e copëtohet”.