Lëvizja Vetëvendosje ja ka dalë që të fitojë zgjedhjet në Kosovë, duke marrë 25.7 përqind të votave e duke dalë si parti e parë, e ka lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës me vetëm 0.5 për qind.
Se cilat janë marrëdhëniet e politikanëve të Prishtinës me njëri-tjetrin dihet, sepse përplasjet mes tyre kanë qenë të mëdha.
Albin Kurti e ka shprehur publikisht mendimin tij edhe gjatë vizitave të tij në Tiranë.
Në një takim me studentë të Shkencave Sociale në Tiranë, në 4 shkurt 2019, Kurti do të fliste dhe për planin Rama-Thaçi për të ndarë Kosovës dhe gjatë këtij prononcimi dha edhe mendimin e tij për Edi Ramë, Baton Haxhin dhe Gent Cakajn.