Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës: Mëso nga Kosova si bëhen zgjedhjet

Hënë, 07 October 2019 17:33

Zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë ishin një model pozitiv për gjithë shtetet e tjera të rajonit dhe sidomos për Shqipërinë. Qytetaria e treguar gjatë fushatës elektorale, në procesin e votimit dhe shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit, tregojnë se shteti më i ri në Ballkan ka institucione të konsoliduara, njëlloj si çdo vend me demokratik perëndimor. Brenda ditës u zhvilluan votimet më korrekte dhe po brenda ditës u numëruan votat, me asnjë incident serioz. Mjaftojmë në kujtojmë se nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në Shqipëri, sot do flisnim ende për manipulimet dhe numërimi nuk do kish nisur ende. Pa përmendur që modeli i zgjedhjeve në Shqipëri njeh dhe procese të turpshme, si i ai 30 qershorit, që as vetë socialistët nuk i quajnë sot zgjedhje.

Teksa Kosova, një vend me probleme serioze me pakicën serbe, na tregoi sesi funksionon një shtet demokratik, për zgjedhjet atje ka ardhur dhe urimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”,- shkroi kreu i qeverisë shqiptare më Twitter. Është i njëjti kryeministër që zgjedhjet me një parti të vetme, sipas stilit komunist, i quan normale. Është po ky kryeministër, që të vetmin premtim që bëri më 30 qershor ishte burgosja e kundërshtarëve politikë dhe e qytetarëve që kërkonin zgjedhje normale. Është po ky kryeministër është gati ta çojë vendin në kaos dhe përplasje, vetëm që të mos bëhen zgjedhje të parakohshme.

Gjatë kohës që Tirana mbytej me gaz lotsjellës, qytetarët rriheshin nga policia dhe protestuesit e opozitës përfundonin në burgje sepse kërkonin zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, në Kosovë homologu i Ramës, Ramush Haradinaj e zgjidhi krizën në shtetin e tij duke çuar qytetarët në zgjedhje të parakohshme.  Shqipëria po degradon institucionet, po humbet miliarda nga ekonomia në këtë krizë dhe po largohet gjithnjë e më shumë nga BE, vetëm sepse Edi Rama nuk bëri as çerekun e asaj që bën drejtuesit e institucioneve në Kosovë; zgjedhjet e parakohshme.

Sot teksa Edi Rama uron qytetarët dhe fituesit në Kosovë, Shqipëria ndodhet edhe më shumë në krizë politike. Ndaj më shumë se reagimet e politikës dhe analizave të stërholluara, vlen të shihen komentet e qytetarëve në rrjetet sociale. Në adresën e Edi Ramës, janë më mijëra qytetarët që i kërkojnë kryeministrit të që të bëjë minimumin e asaj që na tregoi këto ditë Kosova.

Qytetarë të ndryshëm i sugjerojnë kreut të qeverisë të “mësojë nga Kosova sesi bëhen zgjedhjet”.

Disa nga komentet e qytetarëve në rrjetet sociale për Edi Ramën:

Toni. L.: T’ju vijnë marre ju politikanëve shqiptarë, që s’keni fytyrë dhe nuk mund ta bëni një gjë të tillë!

Ardi. B.: Mëso o trim i gjatë . Kështu bohen zgjedhjet

Fidar. A.: E kuptove ku na ke lënë kryeministër?

Edi. S.: Një shembull i përkryer për tu ndjekur me 13 tetor! Democracy dies  in darkness… some bring the darkness to democracy ahead of time. Democracy forever for Albania .

Oltjan. C.: Inshallah kosova po na jep pashaporta, se ne Shqiprië është bërë ‘97 prap.

Gëzim. R.: Merrni mësim edhe ju.

Zena. Q. : Mend për herë tjetër, ta mësosh si të bëj zgjedhje i vetëm Albini.

N. Z: Kosova na tregoi se rezultate e votimit në vitin 2019 dalin për pak orë. Jo si në Shqipëri duhet 1 muaj. Urime Kosova!

(Koha jone)

 

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën🤝

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...