Miqësia Rusi – Turqi forcon miqësinë Turqi – Serbi

Hënë, 07 October 2019 18:58

Sot presidenti i Turqisë Erdogan ka nisur një vizitë dyditore në Serbi ku është pritur me një protokoll nderimesh ët nivelit më të lartë. Madje ai ka marrë pjesë personalisht në Këshillin e nivelit të lartë të bashkëpunimit Turqi – Serbi. Në këtë këshill ai ka theksuar se, është impresionuese rritja dhe fuqizimi i marrëdhënieve Turqi – Serbi në fushat politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore. Unë, personalisht, i jap shumë rëndësi pjesëmarrjes në takimin e nivelit të lartë strategjik të këtij këshilli”.

Është shumë e vërtetë pasi presidenti turk i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme Serbisë. Në vitin 2011 Turqia kishte një milionë investim, sot 200 milionë. Raporti midis Turqisë dhe Serbisë nuk është një raport që ka nisur në kohërat moderne. Ai është një raport historik por që ne shqiptarët mbajmë mend shumë mirë bashkëpunimin e Perandorisë Osmane me Serbinë në zbrazjen e Kosovës. Shpopullimi i Kosovës në ato shekuj nuk ishte vetëm nga dhuna serbe, por ishte edhe Turqia që hapi dyert e mbështeti këtë shpopullim. Dhe vazhdoi në etapa të caktuara historike, për t’u intensifikuar në kohën e Titos.

Sigurisht shqiptarët nuk e harrojnë deklaratën e ish-kryeministres Tansu Ciller, në mbrojtje të kufijve dhe sovranitetit të territorit të shqiptar gjatë vitit të tmerrshëm të 997-s. Por sot Erdogan me politikën e tij me Shqipërinë është mjaftuar që përkëdhel Ramën.

Marrëdhënia e tij me kryeministrin është kthyer në një çështje personale e jo strategjike, Shqipërisë i ka lënë Ramën e Serbisë 200 milionë euro investime, të cilat sipas fjalisë së tij në vizitën e sotme priten të shtohen.

Për njerëz që dinë të lejojë gjithë lëvizjet strategjike në arënën ndërkombëtare, kuptojnë se kjo është një linjë politike e qartë e Erdoganit. Raportet e tij me Rusinë janë forcuar shumë, sidomos vitet e fundit. Ai acaroi marrëdhëniet me Perëndimin dhe me SHBA. Mjafton këtu të kujtojmë përpjekjet e tij për të blerë sistemin rus, mbrojtës raketor S-400, duke qenë një vend anëtar i NATO-s. Raportet e fuqishme të Erdoganit me Rusinë çojnë edhe në këtë fuqizim të miqësisë midis Turqisë dhe Serbisë e cila përkthehet edhe në ndihma të fuqishme e investime të mëdha financiare. / 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 10:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...