Skandali i sterilizimit, Kërpaçi: Edi Rama të sqarojë shqiptarët për këtë korrupsion

Tuesday, 08 October 2019 15:31

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi ka rikthyer në vëmendjen e debatit politik çështjen e koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me 6 pyetje të cilave sipas LSI-së, ai duhet t’u përgjigjet.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Kërpaçi deklaroi se faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro më shumë që u merren familjeve shqiptare dhe shkojnë për oligarkët dhe ata që paratë s’dinë ku t’i fusin.

Deklarata e plotë e ish-deputetes së LSI-se

Kemi denoncuar disa ditë më parë skandalin e koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Meqenëse deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga qeveria po i drejtohemi publikisht me këto pyetje:

1-Përse trembet Edi Rama që të sqarojë shqiptarët për këtë korrupsion të koncensionit të sterlizimit ?

2-Përse Ministria e Shëndetësisë edhe pas denoncimit publik të bërë nga ne nuk ka reaguar, sepse këtu bëhet fjalë për shëndetin dhe të ardhmen e mijëra qytetarëve?

3-Përse nuk mbulohen 100% ndërhyrjet kirurgjikale të të gjitha llojeve për qytetarët shqiptarë?

4-Kush do ta marrë përgjegjësinë për operacionet e vonuara apo të pakryera në kohë që kanë ndikuar drejtpërdrejtë te shëndeti i qytetarëve?

5- Edhe sa kohë prokuroria shqiptare do vazhdojë të mbyllë sytë përpara një korrupsioni të tillë që rrezikon shëndetin e qytetarëve ?

6- A mos është vënë qeveria në shërbim të privatit?

Edhe njëherë të nderuar qytetarë po shpjegojmë se c’ka ndodhur me këtë skandal të koncensionit të sterilizimit.
Kryeministri premtoi dhe propagandoi me të madhe shëndetësinë falas.
Ai bëri politikë e u tall me shëndetin e të rinjve e të rejave, familjarëve e të moshuarve që enden dyerve të spitaleve. Dhe ky premtim rezultoi një mashtrim i madh.

Sot që flasim jemi të gjithë të qartë që shëndetësia shqiptare gjendet në kushte që nuk reflekton milionat e parave që janë zhvatur nga taksat e qytetarëve.

Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro më shumë që u merren familjeve shqiptare dhe shkojnë për oligarkët dhe ata që paratë s’dinë ku t’i fusin.

Këto lekë duhet të shkonin për investime të reja që ndihmojnë drejtpërdrejtë qytetarët, në rritjen e cilësisë së aparaturave apo ilaçeve spitalore për të rritur cilësinë e shëndetësisë shqiptare.
Mund të shkonin dhe për të rritur pagat e doktorëve dhe personelit mjekësor, që mjekët tanë shumë të talentuar të mos marrin plaçkat për të ikur drejt Gjermanisë por të punojnë në vendin e tyre me dinjitetin që i takon këtij profesioni që shpëton jetë.

Fuqizimi i oligarkëve, dërgimi i parave nga qeveria te oligarku dhe jo aty ku ka nevojë reale shoqëria dhe qytetari, ka çuar që përballja me spitalet dhe sistemin shëndetësor të jetë frikë e madhe, duke vendosur në një raport shumë të vështirë pacientë-doktorë, ku të dyja palët janë viktima të një sistemi të padrejtë që nuk synon kushte dhe investime për shëndetin e qytetarëve por për xhepin e oligarkëve.

Modeli qeverisës i shkeljes së qytetarit dhe fuqizimit të oligarkut po përbuzet nga mijëra të rinj dhe të reja, profesionistë të rinj, përfshirë dhe mjekët që po largohen nga sytë këmbët nga Shqipëria.

Ndërkohë që qeveria duhet të kthejë përgjigje e të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të denoncuar dhe për të gjitha dështimet e tjera në shëndetësi, është misioni i brezit tonë të angazhohemi dhe të jemi bashkë jo për të ikur por për të ndërtuar Shqipërinë e alternativës tjetër.

Ne kemi vendosur të themi ‘boll’ më abuzimit dhe privatizimit të shtetit nga 5 njerëz. Ndërkohë secili do të mbajë përgjegjësi personale e ligjore për çdo dëm që i ka shkaktuar çdo familjeje shqiptare.Nga Edi Rama dhe të gjithë vartësit e tij.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...