Policia e Breshias në Itali ka arrestuar në orët e fundit në një maksioperacion të koduar ‘Sottosopra’, 32 shqiptarë si edhe ka sekuestruar 157 kilogramë kokainë, hashash dhe marijuanë që vinte nga Shqipëria, nga Spanja dhe Hollanda, që nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 6 milion eurove.
Dhe të mendosh që kjo është një sasi shumë e paktë e kapur duke llogaritur çfarë tonelatash vijnë në Shqipëri nga Ekuadori dhe Kolumbia duke mos harruar shifrat e kontejnerëve me mbi 613 kg.
Në qoftë se Saimir Tahiri ishte përgjegjës për kanabizimin e Shqipërisë dhe për bashkëpunim me grupet të strukturuara kriminale Lleshaj është përgjegjës për tonelatat e kokainës dhe heroinës që vijnë në drejtim të Shqipërisë me destinacion Italinë, Holandën, Britaninë. Mjafton një fakt i thjesht që kur ky njeri është emëruar ministër i brendshëm, kokaina dhe heroina derdhen lumë. Akuza konkrete të lidhjeve të tij nuk kemi, kështu që deri më tani mbetet paaftësia totale dhe ky njeri ka lidhje me ministrinë e Brendshme saqë ka lidhje një veteriner me bombën atomike.
Mbetet për tu theksuar që kanali Shqipëri-Turqi është forcuar në tonelatat të shkëmbimit të kokainës me heroinën ne Turqi janë të frikshme. Ka guximin dhe i paraqet operacionet e vendeve fqinje me sinjalizim të DEA-s amerikane si suksese te vetat. Përsa kohë ai të jetë në atë detyrë nëse vazhdohet më këto ritme, tonelatat do të jenë duke u shtuar dhe ky do flas për suksese imagjinare dhe do shajë holandezët se i bëjnë shqiptarët gogol.