Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa foli për raportin përfundimtar të Venecias, duke thënë se ky raport i tërhoqi vëmendjen maxhorancës.
Çfarë mund të themi për raportin përfundimtar të Venecias?
“Unë do e ndaj përgjigjen në dy pjesë. Së pari është fare e qartë, që në momentin e parë në Shqipëri, po në të njëjtën praktikë të turpshme manipulative siç ndodhi me raportin paraprak që ju e dini që u shpërnda me nxitim, duke thyer të gjitha rregullat e konfidencialitetit. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Venecias, pikërisht raporteri finlandez dhe i gjithë komisioni i ka tërhequr një vërejtje shumë të rëndë mazhorancës që përfaqësohej atje për publikimin e raportit, duke thyer të gjitha rregullat e konfidencialitetit, pasi raporti ishte me shënimin që ishte raport që nuk duhet të bëhej publik. Pra ky raport u shpërnda nga mazhoranca, ky raport nuk u shpërnda nga presidenca”
Pse nuk duhet të bëhej i ditur?
Këto ishin rregullat e komunikimit që Komisioni i Venecias ka. Madje ishte e shkruar që ishte një material restricted. Po në atë praktikë në ditën e sotme, shpërndanë nxitimthi, se ishte dhe një dokument tjetër, që më tepër kishte të bënte me një statement, një qëndrim zyrtar të Komisionit, jo raportin e tërë, se raporti i tërë bëhet publik besoj të hënën, ku është i ndryshëm me këtë raport që shpërndanë këta me nxitim të madh, me të gjithë mundësitë dhe sponsorizimet që kanë, në media që tashmë mbyllin sytë dhe i marrin të tëra titrat gati nga zyra e shtypit të kryeministrit, duket që drejtor është ERTV që drejton të gjitha mediat. Ndërkohë që është shumë e thjeshtë për ta verifikuar sepse është në webin e Këshillit të Europës, që është komplet një paraqitje tjetër me të tjera gjetje. Këtu në këtë rast ishte ideja për të fituar 20 minuta propagandë, për të bërë 10 minuta dizinformim të opinionit publik, duke i ikur të vërtetave pa qëndruar tek të vërtetat e mëdha. Kjo ëhstë për të kuptuar atë strategji manipulative që e ka shoqëruar këtë proces nga fillimi deri në fund për t’i ikur të vërtetave.
Petrit Vasili theksoi se presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur Kushtetutën dhe se 30 qershori është i pavlefshëm.
“Tani të vijmë tek të vërtetat të cilat me shumë të drejtë ju pyesni se cilat janë gjetjet themelore. Disa janë gjetjet themelore të cilat duhet të mbeten në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Sepse sot ishte dhe me këtë raport i cili kishte edhe shumë ndryshime të mëdha nga raporti paraprak dhe këtu nuk ka asnjë të keqe që Komisoni i Venecias reflektoi pas kësaj gjëje, në mënyrë shumë të qartë dhe shteruese, saqë as ky krye gënjeshtari Edi Rama nuk guxon ta thotë, pohoi qartë që Presidneti nuk e ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe kjo shterohet. Së dyti mbyllet edhe një çështje tjetër, herën e parë kur doli raporti paraprak para pak ditësh, të gjithë u përpoqën ta keqpërdorin në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit apo votimet moniste të 30 qershorit. Komisioni i Venecias pohon qartë, e keni edhe në deklaratën që është në posedimin tuaj, ku thotë shumë qartë që dekretet e Presidentit janë të pa atakuara, të pa ankimuara nga kurrkush sot e kësaj dite.
E përkthyer për qytetarët, që ta mbyll këtë pjesë, do të thotë janë dekretet që janë ligje, janë të pa atakuara dhe si të tilla duhet të zbatoheshin. Me këto dekrete 30 qershori nuk ekziston, votimet janë të paligjshme, Venecia e konfirmon dhe ankuesit e vetëm të tyre të cilët ishin Rilindja dhe KQ, të cilët nuk ndërmorën asnjë hap në gjykatë, brenda apo jashtë vendit, humbën sot përfundimisht legjitimitetin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit. Dhe dekretet e Presidentit vazhdojnë të mbeten legjitime dhe vazhdon të mbetet një problem shumë i madh dhunimi i shtetit ligjor pasi mori përsipër Edi Rama, mazhoranca dhe KQZ-ja të shkelin ligjin në fuqi. Dhe këto janë elementë të cilët janë në raportin e Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. Dhe e treta do të thotë që Komisioni i turpshëm dhe i famshëm i ngritur me idenë për të shkarkuar Presidentin, me idenë për të bërë një zhurmë, se asnjë substancë nuk kishte, normalisht duhet të ishte deklaruar sot në një konferencë urgjente shtypi shkrirjen dhe shkuarjen e tij në shtëpi sepse nuk ka më asnjë funksion tjetër se çfarë të kryejë. Bëri farsën, bëri tymueset, bëri fishekzjarrët, i bëri të gjitha. Sot është fundi i të gjithë kësaj loje të fëlliqur e cila i humbi kohë dhe vëmendje shqiptarëve, ndërkohë që vëmendja duhet të jetë pikërisht te negociatat që nuk hapen dhe një dështim i tmerrshëm që Shqipëria ka sot në ecjen përpara të saj drejt Europës”, deklaroi Vasili.