Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, deputeti i opozitës së re në Parlament, Lefter Maliqi thotë se Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.
“Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se presidenti ka shkelur kushtetutën, pra është një organ këshillues dhe thotë thjesht ka tejkaluar, me fjalën tejkalim unë them që presidenti vetë e ka sqaruar që ka të drejtë të nxjerri, dekretojë akte normative dhe nuk mban përgjegjësi përveç momenteve kur shkel rëndë Kushtetutën”, theksoi ai.
Maliqi, thotë se deputetët e opozitës u blenë duke votuar pro rezolutës për miratimin e komisionit hetimor.
“Unë kam qenë ndër zërat e parë që kur u mor kjo nisëm për ngritjen e komisionit hetimor, që kur u mor edhe nisja për rezolutën, për miratimin e rezolutës në kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe aty pashë shown e parë, ku u kërkua mbi gjysmë ore pushim, për shkak se deputetët e opozitës së re e lamë në mënyrë unanime që ne do të ishim pjesa dërrmuese abstenim dhe rreth 5-6 deputetë kundër. Pas pushimit zoti Balla dhe segment të tjerë të Partisë Socialiste patën takime me deputet të PD-së, LSI-së dhe të tjerëve që janë aty. Dhe ndodhi ajo që u votua me 102 vota për miratimin e rezolutës për shkarkimin e presidentit”, tha Maliqi në “Top Talk” në Top Channel.