Nga Ylli Manjani
Tre përfundimet që Rama evidenton mga Venecia, në fakt i japin fund budallëkut të Tij të 30 qershorit:
1. Përfundimi i parë i Ramës: “Bojkoti elektoral i subjekteve politikë, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta…”
Aty më rri tek zgjedhjet “e rregullta”! Pse akoma i rren mendja se më 30 qershor pati zgjedhje, për më tepër të rregullta?! E ka lexuar ç’i ka shkruar ODIHR për ato palo zgjedhje?! Gjithë të zezat që mund të shkruhet për një palë zgjedhje. Kështu që përpjekja për të gjetur strehë tek Venecia me këtë konkluzion, është thjesht torollake!
2. Përfundimi i dytë sipas Ramës: “Anulimi i zgjedhjeve e më tej, shtyrja e tyre cënoi të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur”.
Pikërisht tek e drejta për të zgjedhur ngelëm. E drejta për të zgjedhur ushtrohet dhe garantohet kur pa alternativa, garë e pjesmarrje. Cila nga këto gjëra u garantuan kur Opozita u deturua të largohej nga zgjedhjet sepse qeveria u kap duke vjedhur vota?! Me cilën alternativë garuan rilindasit?!
Nga ana tjetër, nëse u cënua e drejta për të zgjedhur si është e mundur që qeverisë i dolën rreth 1 milion vota në kuti, kuptohet pas një muaji manipulim rezultatesh?! Nuk nxirrnin dot as rezultatin kaq shumë u përfshinë në vjedhje të hapur votash, edhe pa konkurrentë!!!!!
Jerm komplet! Në përpjekje për të gjetë të drejtën te rrjeshtat e Venecias mbytet në kanalet e ujrave të zeza që ka i hapur demokracisë së vendit të vet.
Aty rri! Mbytu!
3. Përfundimi i tretë sipas Ramës: “Presidenti veproi pa ligj dhe pa kompetencë kushtetuese kur shtyu zgjedhjet”.
Aty më rri, tek ligji dhe kompetenca kushtetuese. Ligji edhe kur nuk ekziston, i përmendet gjithë dynjasë. Ndërsa shkeljet e ligjit që ekzitojnë e bëjnë muuuuu kur i shkel Ai vetë, ato nul quhen.
Por pavarësisht kësaj, me cilin ligj e me cilën kompetencë Kushtetuese Alfred Moisiu i shtyu zgjedhjet e 2007-ës, në të cilat ky, një kandidat i vetëm në gjithë Shqipërinë nuk hynte?!
Si është më mirë të marrësh përgjegjësi që të jep detyra dhe të kërkosh zgjidhje edhe kur ligji mungon (por precedenti ekziston), apo të mos e rruash fare për përgjegjësi kur është evidente shkelja e ligjit dhe e KUSHTETUTËS?!
A ka mundësi që ky të ketë më fytyrë të flasë për ligj e Kushtetutë, kur kapet thuajse çdo ditë në shkelje të hapur të tyre?!
Ja pra që përfundimet që ai evidenton flasin vetëm kundër Tij dhe askujt tjetër!
30 qershorit ja paftë hajrin!
Ata përdorues të pushtetit të vjedhur pa zgjedhje, do tu duhet ta vjellin të gjithën sa po hanë. Herët a vonë!
Nuk ju bëjnë dot më derman as qokat nga jashtë…