Presidentja e Komisionit Europian: Nuk ka shenja për hapjen e negociatave

E Enjte, 17 October 2019 18:06

Këshilli Evropian është mbledhur në Bruksel ku temë kryesore diskutimi janë Brexit, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Turqia. Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen tha se është zhgënjyese dhe ndjen keqardhje për shtyrjen e zgjerimit të BE-së. Sipas der Leyen sot nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së.

Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv”,- theksoi von der Leyen.

Në këtë mënyrë, numri një i institucioneve të Bashkimit Europian ka konfirmuar se qëndrimi i Francës kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë.

Gjithashtu, komisionerja në ikje për Politikat e Jashtme të BE, Federika Mogerini bënë me dije se sot do të diskutohet në Këshillin e Europës çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk jep detaje lidhur me vendimin.

Një ditë më parë, presidenti i Francës Emanuel Macron deklaroi se BE-ja duhet të reformohet dhe më pas të vendosë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, deklaroi Macron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...