Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndalë ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore. Por zyrtarët turq thanë se inkursioni do të vazhdojë pavarësisht këtij takimi.
Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump. Zoti Trump është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën për të çmontuar kalifatin e vetëdeklaruar të Shtetit Islamik në Siri, me vendimin për të tërhequr trupat nga kufiri ndërsa Ankaraja nisi ofensivën e saj më 9 tetor.
Zoti Trump i doli në mbrojtje vendimit të tij të mërkurën të cilin e cilësoi "të shkëlqyer nga pikëpamja strategjike". Ai tha se besonte se zoti Pence dhe Presidentin Tayip Erdogan do të zhvillojnë një takim të suksesshëm, por paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh do të ketë sanksione e tarifa që "do të jenë shkatërruese për ekonominë turke”.