Nga Tritan Shehu
Ky eshte shkaku thelbesor i deshtimit te hapjes se negociatave te BE per Shqiperine prej vitit 2015.
Cdo problem tjeter eshte vetem pasoje e ketij mentaliteti e objektivi, qe ka cuar ne deformime te thella te demokracise sone, ne shkaterrim te balanceve te pushteteve, ne demtime te proceseve zgjedhore.
Ky vizion shume larg atij Perendimor eshte baza e “strategjive” dhe e “taktikave” ndesh me interesat jetike te Shqiperise e te shqiptareve te ideuara apo aplikuara edhe ne politikat tona te Jashteme, Rajonale e deri tek jo karrikature drejtimi e krijuar qellimshem ne ate dikaster shume te rendesishem, duke krjuar nje kakofoni e humbur rolin tone lider per stabilitetin e Rajonit.
Ky orientim Lindor, interesat apo kushtezimet e lidhura me ate, jane ne themel jo vetem te demtimeve te demokracise, institucioneve, lirive, por si rjedhoje dhe te mungeses se plote te invesitimeve serioze Perendimore, renies ekonomike te vendit, varferise e papunesise.
E gjithe kjo tabllo fatkeqesisht po pasqyrohet edhe me nje simptome tragjike, braktisjen masive te vendit, te cilen presidenti Macron me te drejte e vleresoi si te tille.
Shqiperia ka nevoje per ndryshime te rrenjesore per te mos u larguar me tej nga familja jone europiane, gje qe imponon tashme nje levizje mbare popullore, aktive, dinamike e te qendrueshme.