Edi Rama, kreu i PS, me detyrën kryeministër i Rilindjes, organizatës kriminale në vend përfundimisht tregoi që është një dështak i pakonkurrueshëm jo vetëm si njeri por dhe politikan. Me dështimin e negociatave Rama duhet të largohet menjëherë pasi po tregon që nuk është fare politikan dhe ky dështim i faturohet vetëm atij. Sikur të mos mjaftonte dështimi si politikan, kujtojmë që Rama dhe në jetën e tij nuk ka treguar asgjë duke dështuar në mënyrë dhe spektakolare dhe si piktorë apo basketbollist. Në asnjërën prej këtyre fushave nuk shkëlqeu sikurse në politikë.
Rama erdhi në pushtet me premtimin se negociatat do të hapeshin që në vitin e parë të qeverisjes së tij. Pasi në opozitë kishte bllokuar tre ligjet e famshme duke i kushtëzuar me qarkun e Fierit, si kryeministër ai shpresoi se kjo pengesë kishte rënë. Por, historia e qeverisjes së Ramës rezultoi një mashtrim lidhur me hapjen e negociatave. Tre vite pas fillimit të qeverisjes, në nëntor 2016, deputeti gjerman i CSU CDU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit të Çështjeve të BE-së në Bundestag, erdhi në Tiranë dhe i bëri të ditur Kryeministrit Rama mendimin e shumicës parlamentare gjermane kundër hapjes së negociatave me BE-në, duke parashtruar shtatë kushte për të marrë pëlqimin gjerman për hapjen e tyre. Por kryeministri nuk bëri asgjë sepse tre vjet me vonë u pa që Bundestagu të shtoje edhe më shumë kushte se Krichbaum, që Rama t’i quante kushtet normale dhe vendimin e parlamentit gjerman si fitore. Rama hapi shampanjën dhe dekoroi ambasadorët me thirrjen: Negociatat u hapën. Pas vendimit të Këshillit Europian në qershor 2018 Rama pretendonte se Këshilli kishte vendosur që negociatat do të hapeshin në qershor 2019 dhe takimi i qershorit 2019 ishte thjesht një takim formal për të shënuar fillimin e negociatave. Në fakt, në verën e 2018 opinioni u nda në dysh, në ata që bërtisnin “data, data”, dhe ata që thoshin se po s’u plotësuan kushtet, negociatat mund të mos hapen dhe data e caktuar në dhjetor 2019 për të filluar bisedimet mund të binte. Gjendja ku jemi sot e tregon qartë se kush mashtroi një vit e ca më parë. I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendshëm i BE sesa mosrealizim i objektivave nga qeverisja e tij. Me paturpësinë e tij Rama nisi te bej përgjegjëse njëherë Europën dhe njëherë PD për mossuksesin e tij. E njëjta histori zinxhiri mashtrimesh do të përdorej edhe në rastin e Holandës kur Rama nuk i morri kurrë parasysh paralajmërimet e Hagës për kriminalitetin shqiptar. Rilindja nuk reflektoi, për rrezikun e JO-së për negociatat duke shpërfilli vendimin e parlamentit holandez në prill të këtij viti, për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Këto alibi rezultuan gënjeshtra të pastra. Edhe sikur të mos mjaftonte ky kalvar 6 vjeçar gënjeshtrash as sot negociatat që i kishte premtuar Edi Rama që në vitin e parë të qeverisjes nuk u hapën. Para pak ditësh Rama bëri statusin: “Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen”.
Përveç shumë kushteve të tjera mos hapja e negociatave siç do citonte dhe ish-kryeministri Berisha sot erdhën nga; mos plotësimi nga narkoqeveria i asnjërit prej 7 kushteve te përcaktuara vjet nga Këshilli i Ministrave te BE për hapjen e negociatave; drejtësia e kapur, frika që po ngjall krimi i organizuar shqiptar në vendet e BE si dhe përzënia e shqiptarëve nga vendi.
Sot përkufizimi për Edi Ramën është: politikan, piktor dhe basketbollist i dështuar. Në politikë tregoi sot për të katërtën herë dështimin me integrimin pasi brenda vendit është një spektakël dështimi, më piktorët po nuk ka pikasur asgjë dhe endet rrugëve të Europës me zhargavinat e tij në vend se të kishte punuar dhe lobuar për integrimin e Shqipërisë si dhe në basketboll nuk shfaqi aspak talent dhe madje edhe koshin që ka ne zyrë është çështje kompleksi.