Jo” për negociatat, Arben Kashahu: Dështim personal i Ramës. të dorhiqet e ti hapë rrugën Shqipërisë në BE

Premte, 18 October 2019 17:16

Dështimi me negociatat, nuk është dështim i Shqipërisë, por është dështim personal i Edi Ramës. Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD, Arben Kashahu, duke komentuar në Syri TV vendimin e liderëve të BE për mos hapjen e negociatave tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë me peng Shqipërinë.

“Jo” për Shqipërinë sot?

Nuk është një “Jo” për Shqipërinë sot. Sot është një jo për Ramën. Është një vendim që targeton një dështim personal të Edi Ramës dhe jo të Shqipërisë. Ky dështim ka vetëm një emër dhe ky është Rama. Një vendim për hapjen e negociatave me kushtet e Bundestagut do të ishte zgjedhja më e mirë për Shqipërinë. Një prej kushteve më kryesore është i paprecedentë, është një kusht i ri. Në vitin 2019 vendoset një kusht i ri që është fillimi i menjëhershëm i hetimeve për funksionarët e lartë politikë të cilët kanë kryer krimin elektoral të vjedhjes së votave. Ky kush duket si prerë, si i targetuar qartësisht Edi Ramën. Sepse është e qartë se mos hetimi dhe mos ndëshkimi i atyre që kanë manipuluar votat dhe kjo ndodh sepse Edi Rama i bllokon ato, sepse këta të dyshuar për manipulimin e votave janë aleatët e tij, janë njerëzit me të cilët ai qeveris.

Ta dekriptojmë pak qëndrimin e zonjës Merkel dhe të zotit Macron që dolën pak pas vendimit?

Qëndrimi i Gjermanisë dhe Merkel ka qenë i qartë: vendimi i Bundestagut. Edhe ai i Francës ka qenë i qartë. Franca e konsideron Shqipërinë një vend që prodhon azilantë, më shumë se vendet e tjera, e dyta në botë për prodhim azilantësh në Francë. Pse? Sepse lidershipi i Shqipërisë është i dështuar. Kanë targetuar kryeministrin e Shqipërisë si përgjegjësi kryesor dhe jo Europa. Shqipëria është konsideruar si vend që nuk përqafon kushtet që çojnë në realizimin e principeve tona

Çfarë ndodh tani? Çfarë do të bëjë PD dhe opozita?

Kryeministri të japë dorëheqjen dhe të mos e mbajë peng procesin e integrimit siç ka bërë për 6 vite. Këtë dorëheqje PD e ka kërkuar prej kohësh pasi Partia Demokratike ka qenë e bindur se të gjitha akuza të ngritura ndaj Edi Ramës kanë qenë të provuara dhe janë tashmë kushte të BE. Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën Shqipërisë.
Only adm

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...