Kryeministri Edi Rama u shfaq në Bruksel dy ditë më parë i veshur me çitjane, ndërsa takoi Presidentin në ikje të Parlamentit Europian, Donald Tusk.
Veshja e Ramës u raportua se kishte tërhequr vëmendjen në Bruksel, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Kryeministri shfaqet në takime të nivelit të lartë me veshje të tilla. Herë me brekushe dhe herë me atlete, Rama ka takuar liderë europianë dhe botërorë.
Ndërkohë takimi i fundit në Bruksel mes tij dhe Tusk është komentuar nga mediat greke. Në një artikull Rama cilësohet si Presidenti i Shoqatës së Brekusheve.
Media greke ka botuar foton e takimit të Ramës me Donald Tusk, duke e shoqëruar me dixhiturën “Donald Tusk me presidentin e Shoqatës së Brekusheve të Shqipërisë”.