Dështoi me negociatat, Rama tani ia hedh fajin opozitës: Nuk e jap dorëheqjen

Hënë, 21 October 2019 12:40

Edhe pse ka dështuar në të gjitha reformat e qeverisë së tij dhe i refuzuar në masë edhe nga Bashkimi Europian, Edi Rama vazhdon të ua hedhë fajin të tjerëve.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kreut të opozitës, Lulzim Basha se qeveria duhet të dorëhiqet dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme, Rama është shprehur se nuk do të dorëhiqet.

‘E çfarë duhet të them unë, s’ka asgjë të re nga ata që kanë punuar shumë fort dhe nuk ka lënë gurë pa lëvizur që të dështojë procesi. Duke marrë mbështetjen e kancelares qoftë Maqedonia dhe Shqipëria si rezultat i një përplasjeje të brendshme në BE.

Sot është materializuar ajo që kam paralajmëruar përpara disa kohësh pra një konflikt brenda bashkimit evropian. Detyrat tona të shtëpisë janë të qarta si  e shikoni dielli ka dalë përsëri dhe dita jonë vazhdon përsëri. Reforma zgjedhore do e bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces.

Në parlament për reformën zgjedhore në dijeninë time ka një opozitë dhe ka një karrige bosh për kolegët tanë të opozitës jashtë parlamentit. Ne do vazhdojmë procesin’, tha Rama.

Modifikuar më Hënë, 21 October 2019 12:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...