'Në Shkup kishim Gruevskin, në Tiranë kemi Ramën'

Tuesday, 22 October 2019 20:53

Vetoja e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka ka ngjallur reagime zinxhir sidomos në Maqedoninë e Veriut ku Zoran Zaev e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme në 12 Prill, duke e quajtur refuzimin e evropianëve një “gabim historik”.

Në të njëjtën kohë, analistët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për një efekt domino të rrezikshëm në rajonin e Ballkanit.

Një prej diplomatëve më me përvojë në Ballkan, ish-ambasadori grek në Shkup dhe Tiranë, Alexander Mallias kishte parashikuar se Shkupi dhe Tirana nuk do të merrnin dritën “jeshile” për negociatat.

Në vitin 2018 Mallias ka botuar librin “Greqia dhe Maqedonia Veriore – Autopsia e Marrëveshjes së Vështirë të Prespës” ku shprehu shqetësimin e tij për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa bën një paralelizëm mes ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski (aktualisht azilant politik në Hungari) dhe Edi Ramës, shkruan portali Faktor.al.

“Zoti Rama është fotokopja shqiptare e Gruevskit. Në Shkup kishim Gruevskin, në Tiranë kemi Ramën. Nuk jam i sigurtë nëse zoti Rama dhe ekipi i tij, janë indiferentë ndaj këtij zhvillimi. Klasa politike shqiptare ka një përgjegjësi të mëdha për imazhin problematik që përcjell ky vend pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa një sistem drejtësie funksional. Zhvillime që janë në disanologji me përpjekjet e njerëzve atje, të cilët janë të detyruar të ikin, duke braktisur masivisht Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera diplomati grek.

Ai thotë se nuk përbën asnjë suprizë dhe asgjë të papritur qëndrimi i Francës për të bllokuar negociatat, pasi prej 18 muajsh presidenti Macron ka qenë koherent në qëndrimin e tij për perspektivën e zgjerimit dhe sa u takon dy vendeve, shtuar faktin se pak muaj më parë edhe Gjermania ka qenë kundër hapjes së negociatave.

Sipas tij, një pjesë të madhe të përgjegjësisë për situatën në Ballkan ka edhe Federica Mogherini.

“Bashkimi europian dhe disa vende duhet të kuptojnë se kanë humbur besueshmërinë dhe një përgjegjësi të madhe për këtë ka zonja Mogherini, sidomos sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor. Premtime dhe garanci që tejkalonin kompetencat dhe mundësitë e saj. Udhëheqja e Serbisë dhe zoti Vuçiç kanë marrëdhënie shumë të mira personale dhe politike sa me presidentin e Kosovës zotin Thaçi, aq edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës i takon tashmë së shkuarës, por nëse nuk mbyllet njëherë e përgjithmonë do të jetë një shembull i keq”, deklaron Mallias.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...