"Rama ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapen negociatat"

Tuesday, 22 October 2019 20:55

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lobuar që Maqedonisë së Veriut të mos i hapeshin negociatat.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Paloka sfidoi kryeministrin Rama, kur tha që le ta hedhë në gjyq.

Pjesë nga biseda

Edi Paloka: Rama ka lobuar që Maqedonisë të mos ti hapen negociatat. Kohët e fundit Edi Rama nuk shkonte më nëpër kancelari që të bindte kancelaritë e Evropës që ti hanin negociatat Shqipërisë, sepse kjo ishte e mbyllur si çështje, por shkonte u kërkonte si favor, sigurisht me argumente të tjerë dhe jo më këto që po them unë.

Beti Njuma: Është akuzë e rëndë kjo duhet vërtetuar me fakte?

Edi Paloka: E vërtetoj...le të më hedhur në gjyq Edi Rama për këtë deklaratë. Edi Rama ka kërkuar në kancelaritë e Evropës që Maqedonisë së Veriut mos ti hapen negociatat.

Beti Njuma: Me çfarë arsye?

Edi Paloka: Argumentet e tij kanë qenë të ndryshëm, gjoja për mos ndarje sepse kështu do bëheshin vendet pesimiste. Por arsye është një, që ai ta përdore si justifikim që edhe Maqedonisë së Veriut nuk ju hapën negociatat.

Modifikuar më Tuesday, 22 October 2019 20:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...