‘2 zgjedhje në një ditë’/ Basha: Biem dakord me ‘Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve’

Premte, 25 October 2019 12:41

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dha një prononcim për mediat pas takimit me Sekretarin e Pergjithshëm të OSBE, Thomas Greminger, i cili po viziton Tiranën. Ai tha se kriza kriza zgjidhet vetëm me dialog politik, pa ndërmetësim nga të huajt. Po kështu, u shpreh se bie dakord me propozimin për krijimin e qeverie tranzitore 6 muaj para zgjedhjeve.

Basha: “Duhet vullnet politik për të miratuar një reformë zgjedhore të vertetë dhe për ta zbatuar atë. Kjo është arsyeja pse opozita ka vënë në dispozicion të gjithë ekspertizën e saj, më e mira në vend. E përsëris vullneti politik deri më tani mungon nga pala tjetër, që akuzohet për shkatërrimin e 3 palëve zgjedhjeve. Me sekretarin e përgjithshëm të OSBE folëm për ofrimin e ekspertizës nga ana e tyre për për të ndihmuar në këtë proces. Si dhe rolin e OSBE për dialogun politik, për ti dhënë fund krizës në vend. Për opozitën rruga është e qartë: Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale në një ditë, ku vota nuk tjetërsohet më.

 

Pyetje: Dje në Komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore është propozuar që 6 muaj para zgjedhjeve qeveria të kthehet në qeveri teknike, po ju simendoni?

Basha: Kur është thënë kjo. Ta shohim ta diskutojmë se një mendim i tillë mund të zbatohet. Ne e kemi thënë edhe më parë, derisa vendi të bëhet anëtar i BE, duhet një dispozitë që përcakton një qeveri kujdestare që zhduk dramën e zgjedhjeve. Dialogu duhet të zhvillohet jashtë dyerve të pseudoparlamentit.

Pyetje: Kush do e ndërmjetësojë dialogun, OSBE?

Basha: Këto punë nuk bëhen me shkesë as në Afrikë jo më në Europë. Këto punë zgjidhen me dialog politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...