Mediu, në Berlin me deputetë të Bundestagut: Plotësimi i 9 kushteve i vetmi shans!

Premte, 25 October 2019 13:14

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në Gjermani ku ka takuar deputetë të Bundenstagut Gjerman. Një nga takimet më të rëndësishme ishte ai me reporterin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt, Katja Leikert Zv Kryetare e Grupit parlamentar CDU/CDU dhe Peter Beyer LL.M, Kordinator për Mardhëniet Transatlantike.

‘I falenderova në emër të opozitës për mbështetjen e sinqertë, që Bundestagu i dha Shqipërisë për hapjen e negociatave për BE, të shoqëruar me 9 kushte që reflektojnë qartë se Gjermania do një Shqiperi demokratike dhe Europiane, me një shtet kushtetues, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, gjyqësor funksional dhe të pavarur.’

Mediu shton se për opozitën kushtet e Gjermanisë janë udhërrëfyesi për të ardhmen per dialogun si dhe zgjidhjen e ngërçit politik që duhet të garantojë zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Kreu i Partisë Republikane tha gjithashtu se i vuri dijeni zyrtaret gjermanë se opozita ka filluar punën mbi keto kushte, duke ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Mediut, deputetët e Bundestagut Gjerman garantuan mbështetjen për Shqipërinë, si dhe këmbëngulin për përmbushjen me seriozitet nga qeveria dhe politika, të kushteve të vendosura si interes i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...