Berisha: Pasi në Durrës u kaluan tonelata me kokainë, Rama urdhëroi një operacion 'Fake'

Saturday, 26 October 2019 19:22

Forca të shumta policie morën pjesën ditën e djeshme në operacionin e koduar "Porti i pastër". 

Gjatë operacionit u ndaluan disa persona me pretendimin se kishin mundësuar trafikimin e lëndëve narkotike, por Policia e Shtetit nuk dha më shumë detaje rreth tyre.

Ndërsa sot, rreth 24 orë më pas, ish kryeministri Sali Berisha, referuar denoncimit të një prej doganierëve në Portin e Durrësit, shprehet se, ky ishte një operacion "fake" për të mbuluar trafikun e tonelatave me kokainë.

“Një “Fake” operacion në Durrës për të mbuluar trafikun e tonelatave Kokainë!

Pasi në Durrës u kaluan tonelata kokaine, Edvin Droga urdhëroi një fake operacion gjasme kundër trafikut të droges, në të cilën u arrestuan 10 punonjës të portit, përgjegjës për lejimin e saj dhe u kontrolluan edhe fizikisht në trup dhjetra doganierë! U kontrolluan edhe halet e doganave! Rezultati zero”, shkruan Berisha, ndërsa publikon denoncimin denocimin e doganierit dixhital.

"Pershendetje dr nga nje doganier i Doganes se Durresit: Dje pas kalimit keto dite sipas burimeve te brendeshme te portit te rrethe 1,5 tone kokaine ne portin e Durresit ne Doganen eshte ushtruar terror i vertete nga Policia! Ne perpjekje per te propaganduar “suksesin” e luftes kunder droges pas arrestimeve te 10 punonjesve te portit u ushtrua kontroll edhe ne te gjitha zyrat e doganes dhe agjensive doganore, deri edhe kontroll fizik ne trup te doganiereve dhe cantat e dores se doganiereve me qen antidroge!!! Nje shou i tille mbi te gjithe punonjesit, te cilet ligjerisht kane si objektiv kryesor te tyre edhe luften kunder trafiqeve te llojeve te ndryshme, pra edhe te droges, ndersa nuk ka qytetar te Durresit qe nuk e din se cilet jane tre kater grupet kriminale te ketij qyteti me mbeshtetje nga larte qe kontrollojne ne port trafikun e droges dhe lloje te tjera trafiqesh!! Banesat, lokalet dhe ambientet e tjera te antareve te ketyre grupeve as qe behet fjale per tu kontrolluar nga policia, ndersa behet gjithe ai spektakel me punonjesit dhe punonjeset e shtetit pa asnje perhashtim, thua se jane ata dhe ato kokat e trafikut!!! E kjo vetem e vetem per te genjyer opinionin publik per gjoja lufte kunder trafikut te droges. Turp me te madh se kaq nuk mund te kete, por turpi dhe mallkimet e grave dhe burrave te ndershem te ketij qyteti dhe jo vetem, te cilet dje u terrorizuan, u fyen dhe u perbuzen ne ate form do i ndjekin nga pas drogaxhinjte e vertete ne radhet e policise dhe ne krye te shtetit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...