Tritan Shehu, ish-deputeti i PD, në një intervistë për Gazeta shqiptare, u shpreh se "sot ne jemi qartesisht perpara nje gjendje “Grushti shteti” dhe "si duhet reguar para nje grushti shteti? Ka vetem nje reagim, me kundervenie popullore te forte e rezistente. Une fatkeqesisht nuk shoh zgjidhje tjeter."ka nënvizuar ai.
Z. Shehu pse kemi një krizë kaq të tejzgjatur, ndryshe nga kriza të tjera të tjera politike dhe pse nuk po merr fund?
Kriza e sotme është një krizë multidimensionale, duke marre formen e nje Grushti Shteti. Ajo e ka bazën në faktorë thelbesore te deformimit te demokracise e zhvillimit, ku pa dyshim kryesori është tjetërsimi, deformimi i procesit elektoral dhe i votës. Ne vetvete ajo lidhet e vjen nga shume elemente si kriminaliteti, droga, korupsioni, mungesa e parimeve etj, duke i stimualuar ata nga ana tjeter. Kjo te çon ne deformime te medha te te gjithe sektoreve e aspekteve te jetes se vendit, nga ekonomia, tregu i lire, drejtesia, jeta sociale e deri ne politikat e jashteme, ne preferencat per aleatet e partneret, duke u larguar nga ata me vlera te verteteta demokratike.
Po te lexojme me vemendje dokumentin e Bundestagut gjerman i gjejme aty te gjitha keto shqetesime e kembana alarmi per vendin tone, pikerisht per te ndalur e dale me tej nga kjo krize e thelle qe po kalon vendi. Gjithë problemi është se nëse nuk ndërpritet ky spiral, nëse nuk goditet ky spiral, nëse nuk shktërrohet ky spiral, per te filluar daljen me ndertimin e institucionit te votes se lire, kjo krizë do vijojë të thellohet, të ecë përpara, derisa të krijojë pa dyshim një katastrofë kombëtare në Shqipëri.
Që do të thotë?
Që do të thotë, ose një devijim të plotë të Shqipërisë nga rruga evropiane, demokratike drejt despotizmave lindore per kohe te gjata - ose një shpërthim revolte popullore, i cili mund të marre trajta e dimensione nga me te ndryshmet, pikerisht per te nxjerre jashte institucioneve shkaktaret.
Çfarë e zgjidh konkretisht krizën?
Kriza në fund të fundit në thelbin e saj fillon te zgjidhet nga një element i vetëm, nga rivendosja e votës së lirë dhe e një procesi të ndershëm votimi i cili duhet te realizohet me zgjedhje politike të reja dhe zgjedhje administrative te verteta, sepse zgjedhje të tilla nuk u realizuan. Kjo sigurisht kërkon disa premisa, që lidhen me kushtet e standardet për të realizuar një gjë të tillë. Pikerisht këtu çështja nuk është e thjeshtë, ajo është shumë më e komplikuar se sa një element ligjor vetëm, apo vetëm me reformen zgjedhore.
Çështja është me atë që të minimizohet afektimi i procesit zgjedhor te ri nga ata që janë të interesuar të deformojnë votën e shqiptarëve dhe në radhë të parë këtu bëhet fjalë për lidhjet me krimin, lidhjet me trafiqet dhe me ato elementë jashtë Shqipërisë, që synojne të mbajnë vendin në këtë gjendje të vështirë, jashte familjes sone europiane e larg perendimit.
Pavarësisht kërkesës së PD dhe që është një ndër kushtet e Bundestagut, Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, ndërkohë që PD, opozita e bashkuar ka ndërprerë protestat. Si do veprojë në këto kushte, në këtë situatë, si do veprojë opozita, do vijojë protestat, do t'i kthehet dialogut institucional?
Së pari nuk gjykoj që opozita i ka ndërprerë protestat. Protestat janë aktualisht në terren në forma të ndryshme por edhe protestat e mëdha popullore nuk janë jo vetëm jashtë axhendës së opozitës por nuk janë as jashtë axhendës së popullit shqiptar, qytetarëve shqiptarë në tërësi.
Protestat unë mendoj se janë pjesë konsistente e axhendës. Pa dyshim, ana taktike, kalendari i tyre është element që do komunikohet nga kryetari i partisë, në bazë të vendimit që do mereret në forume edhe me aleatët por nuk them aspak se janë ndërprerë protestat.
Protesta janë pjesë e axhendës, pjesë e një force politike demokratike, veçnërisht kur kjo forcë demokratike si PD, europeiste dhe pjesë e grupit popullor evropian ka përballë një autokraci lindore, ka përballë një regjim të shurdhër e te kapur. Unë personalisht mendoj që ky regjim nuk është e nuk do jetë jetë asnjëherë koshient i ndryshimit që duhet të pësojë vendi për të dalë nga kjo situatë dhe për t’u kthyer në rrugën evropiane të tij. Ne keto kushte behet i detyrueshem presioni popullor direkt, rezistenca aktive dhe e forte, qendrueshmeria ne force e kohe. Kjo është e domosdoshme në këto momente dhe do jetë e domosdoshme qoftë edhe në periudhat që vijnë për të çuar dhe realizuar me të gjithë forcën e vullnetit të njerëzve rivendosjen e demokracinë dhe për të hapur rrugën e standardeve demokratike, drejt votimit demokratik.
Ju nenvletesoni dialogun politik?
Absolutisht jo. Une jam shume i hapur, kam qene i tille edhe ne momente shume te veshtira te vendit ne pozicionet qe kam pasur. Por aktualisht une nuk shikoj nje vullnet te tille nga kjo maxhorance, sic psh kishim neve edhe me 1997, gje qe çoi ne mareveshjet e medha te asaj kohe. Sot ne jemi qartesisht perpara nje gjendje “Grushti shteti”.
Vendi nuk ka parlament kushtetues, nuk ka Gjykate Kushtetuese, te Larte, ka kapje te plote te institucineve derisa kulmi u arrit me farsen e 30 Qershorit, qe plotesoi kete Grusht shteti edhe me kapjen e pushtetit lokal. Nga ana tjeter une nuk shoh asnje deshire apo vullnet nga Rama e Co per te zgjidhur kete gjendje. Ai ka refuzuar edhe tentativat serioze te mbeshtetesve te vyer te Shqiperise per te ndermjetesuar per nje zgjidhje racionale. Ai sic duket do ta coje deri ne fund kete gjendje antikushtetuese per te konsoliduar nje autokraci lindore, ku i ka dhe lidhjet. Atehere si duhet reguar para nje grushti shteti? Ka vetem nje reagim, me kundervenie popullore te forte e rezistente. Une fatkeqesisht nuk shoh zgjidhje tjeter.
Z. Basha ka folur me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, për përmbushjen e reformës zgjedhore por duke thënë që nuk ka dialog brenda Kuvendit. Si mund të bëhet ky dialog me mazhorancën për një formë të re elektorale, jashtë institucionale?
Në lidhje me këtë çështje mendoj se folem me lart. Sidoqofte, pa dyshim që reforma zgjedhore do kërkojë një dialog midis mazhorancës dhe opozitës, por me opozitën e vërtetë , opoziten që është realisht, që mbështetet nga elektorati dhe ky dialog është ai që është kërkuar, midis përfaqësuesve të atij Parlamenti apo atij “Kuvendi” monist dhe opozitës, me bashkëpunimin e ngushtë të komunitetit ndërkombëtar dhe misioneve të tij, një nga të cilët është OSBE. Unë mendoj se kjo është e vetmja zgjidhje, se zgjidhje tjetër nuk ka. Nëse gjërat diskutohen brenda atij Kuvendi është sikur të bësh monolog dhe nuk ka asnjë element që mund të çojë më pas në zgjidhjen politike të krizes, përkundrazi do çojë në thellimin e hendekut, thellimin e grushtit te shtetit.
Pse ka frikë opozita të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën se ai thotë nuk do iki derisa të mbaroj mandatin në 2021?
Çështja është më e komplikuar se kaq. Nuk është çështje frike, çështja është tek parimi, është edhe çështje principesh, sepse realisht në momentin që të gjithë e kanë parë e shikojnë qartësisht si janë manipuluar zgjedhjet e kaluara, kush janë përgjegjësit e fajtorët e saj, një nga të cilët pa dyshim është vetë kryeministri, nuk mund të pranosh të hysh në një lojë demokratike pa u ndëshkuar fajtorët, apo së paku pa qenë menjëanë nga menaxhimi fajtorët e lojës demokratike, e aq me keq duke ja lene po atyre ate perseri. Pra kjo nuk është çështje frike, unë mendoj se është një çështje parimi, te drejte, mesazhi dhe thelbi, për të realizuar atë process demokratik që ka nevojë Shqipëria.
Kur i mendoni këto zgjedhje të parakoshme?
Unë afate kohore nuk mund të vë dot. Por dicka duhet te them, ato jane bere imperative per vete njerrezit ne varferi, pa punesi, nen represion e arrogance, qe vetem mendojne se si te ikin nga syte kembet, jane bere imperative per demokracine tone e te ardhmen tone euroiane e perendimore./Me shkurtime nga GSH