Presidenti Ilir Meta teksa u ka uruar shqiptarëve një të diel të mbarë, nuk ndahet as nga angazhimet e tij politike. Kreu i shtetit vjen sot në një intervistë ekskluzive për ‘News24’, ku do të flasë për çështjet më të ‘nxehta’ të politikës shqiptare.
Çfarë pret presidenti Meta nga kryeministri Rama pasi vendimit të Bashkimit Europian për mos çeljen e negociatave për Shqipërinë? A duhej të sillej edhe Rama si kryeministri maqedonas Zoran Zaev? Çfarë mendon për qëndrimin e Francës dhe Holandës, opinionin e Komisionit të Venecias dhe Reformën në Drejtësi. Këto dhe shumë pyetjeve të tjera Meta do u japë përgjigje sot në orën 11:30 në televizionin ‘News24’ përballë gazetarit Robert Rakipllari.
“Mirëmëngjes të dashur miq!
Duke ju uruar një të diel të mbarë e me diell, ju ftoj të më ndiqni sot në ora 11:30 në një intervistë për televizionin “News 24” me gazetarin e mirënjohur Robert Rakipllari!”, shkruan në ‘Facebook’ presidenti Meta.