Nga Qamil Gjyrezi
Blerja e zgjedhjeve e publikuar edhe nga media ndërkombëtare, ishte akti më i papërgjegjshëm i Rilindjes dhe i kryeministrit Rama. Edi Rama ka shkatërruar 3 palë zgjedhje në këto 6 vite. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me Edi Ramën, janë “utopi elektorale”. Asnjë opozitar e shqiptar i ndershëm, s’beson se Rama nuk blen më vota!? Prandaj reforma zgjedhore e përgjegjshme për zgjedhje të lira të parakohëshme, me një qeveri kujdestare është e domosdoshme! Komisioni i reformës zgjedhore është vetëm një “celulë” e P.S.-së e parlamentit ilegjitim të Rilindjes. Komisioni aktual i reformës zgjedhore siguron vetëm Edi Ramën me “bandat” e tija për ta mbajtuar edhe disa vite pushtetin! Deklarata e papërgjegjshme e Damian Gjiknurit, se nuk ka ligj të parandalojë shitblerjen e votës sic thotë P.D., tregon qartë se cfarë përfaqëson propozimi i P.S.-së për reformën zgjedhore!? Rilindja është gjithashtu e papërgjegjshme, kur nuk pranon idenë e P.D.-së për një qeveri tranzitore, për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Edi Rama ka ndërtuar një mekanizëm të tillë “narko-elektoral”, që shkatërron dhe manipulon zgjedhjet e lira demokratike. Një qeveri e përgjegjshme kujdeset për shtetin, njerëzit që jetojnë dhe punojnë në atë vend në planin material dhe shpirtëror dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Diktaturat dhe neo-diktaturat janë sisteme që krijojnë qeveritë më të papërgjeshme që ka patur historia politike. Neodiktaturat që mbështesin drogën dhe korrupsionin janë ekstremisht të papërgjegjshme! Papërgjegjshmëria narko-qeverive arrin deri në patologji, duke e kthyer në formë të menduari dhe vepruari blerjen e votave dhe manipulimin e procesit elektoral. Një qeveri e përgjegjshme ka detyrim për të pasur kontroll në të gjitha planet, për funksionimin demokratik të shtetit. Rilindja është qeveria më e papërgjegjshme që mbas pavarësisë 1912, që kanë pasur shqiptarët! Papërgjegshmëria e “kontrolluar” e Rilindjes ka ndikuar negativisht me reforma tek njerëzit, tek shtresat e pambrojtura dhe tek proceset demokratike. Papërgjegshmëria e “kontrolluar” , janë ligje dhe akte ligjore që favorizojnë oligarkët në kurriz të shtresave në nevojë! Reformat e papërgjegjshme të “kontrolluara”, me ligje të narkoshtetit të Rilindjes sollën vetërasje të personave të prekur nga reformat e “papërgjegjshme” të energjisë! Rilindja pretendon se reformat në këto 6 vite ishin legjitime, por papërgjegjshmëria e Edi Ramës krijoi një gjëndje frige dhe shoku mendor, varfëri të gjithë shqiptarëve. Reforma e taksve dhe tatimeve pati të njëjtin ndikim negativ dhe terrorizoi të vegjlit dhe tregtarët e vegjël. Prandaj opozita duhet të parandalojë papërgjeshmërinë e Rilindjes për reformën elektorale! Nëse Rilindja do të arrijë të kontrollojë reformën elektorale, do të ndikojë negativisht për të ardhmen tonë dhe integrimin edhe disa vite! -Qeveria e Rilindjes, Edi Rama zëdhënësit dhe drejtuesit e lartë të kësaj qeverie, nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. -Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimet, siç ishte dështimi me refuzimin e negociatave nga B.E. -Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin për t’u dhënë shqiptarëve një mundësi për të zgjedhur demokratikisht pushtetin vendor, zgjedhjet e 30 Qershorit . -Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin me ekonominë. -Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin me luftën ndaj korrupsionit. -Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për tenderat korruptivë të oligarkëve. Prandaj Rilindja është e papërgjegjshme për reforma dhe kryesisht për reformën zgjedhore! Reforma zgjedhore e përgjegjshme, realizohet vetëm me një dispozitë tranzitore, deri në integrimin në B.E. që garanton një qeveri kujdestare të zgjedhjeve dhe një proces të pakontestueshëm zgjedhor!