Meta, ekskluzive në ‘News24’: Refuzimi i negociatave me BE, përgjegjësi e qeverisë. Naive të presësh dorëheqjen e Ramës

Diel, 27 October 2019 11:39

Në një intervistë ekskluzive për ‘News24’ dhënë drejtorit të Informacionit Robert Rakipllari, presidenti Ilir Meta komenton për herë të parë refuzimin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë.


Sipas Metës, do të ishte naive të prisnim dorëheqjen e kryeministrit, që po të kishte treguar 1% të përgjegjshmërisë së homologut maqedonas, sot negociatat do të ishin çelur.

Gjithashtu presidenti i quan deklaratat e Ramës pjesë të “një fushate demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës. Për Metën zgjidhja e krizës që po përjeton Shqipëria, është tek zbatimi i kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. Presidenti flet edhe për raportin e komisionit të Venecias dhe reformën në drejtësi.

 

PJESE NGA INTERVISTA
Zoti presidenti, Këshilli Europian mori vendimin për refuzimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. A ishte i pritshëm ky vendim për ju si president, pasi në një farë mënyrë e kishit parashikuar me zhvillimet që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti. Cilat do të jenë pasojat për këtë vendim për Shqipërinë, por dhe rajonin?

Besoj se qëndrimet e mija kanë qenë mjaft të qarta dhe projekte të vendosja dhe sistemike për të evituar një vendimmarrje të tillë. Duke krijuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dy palët. Në mënyrë të veçantë nga qeveria për të reflektuar me qëllim në radhë të parë të organizmit të zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse në 13 tetor. Por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shansin e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile në 18 tetor. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi premtova dhe një dekoratë. Në kushtet e vlerësimit tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme, të shtuara, negative, përkeqësuese. Në raport kjo të paktën me një vit më parë ishte evidente, natyrisht që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në BE.

Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë thotë se “nuk ka ndonjë përgjegjësi dhe zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. A prisni ju një dorëheqje të tij si një reflektim?

Nëse do të prisnim një reflektim nga kryeministri sot mendoj se do të ishim naiv. Për arsye se nëse do të kishte ndjerë 1/100 të përgjegjësisë që ka ndjerë Zaev, që për mua është viktimë dhe jo përgjegjës.

‘Viktimë’ e kujt?

‘Viktimë’ e rrethanave të caktuara. Nëse do të ndjente 1/100 të përgjegjësisë së Zaev do i kishim çelur negociatat para 1-2 vitesh (I kthehet deklaratës për kryeministrin Edi Rama). Maqedonia dhe më këtë sjellje që tregoi pas mos marrjes së negociatave, që ishte padrejtësi e madhe, tregoi se e meritonte. Sepse mënyra e sjelljes ishte shumë demokratike dhe shumë europiane. I ishte premtuar popullit se zgjidhja e emrit dhe bërja e disa reformave të tjera, bëheshin sepse ishte e sigurt edhe çelja e negociatave, përveç anëtarësimit në NATO.

 

Franca, apo dhe Holanda dhe disa vende të tjera në fund kushtëzuan këtë vendimmarrje për refuzimin e negociatave. Kryeministri i vendit, Zoti Rama shprehet se ‘Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e veta sipas raportit të Komisionit Europian’. Ju si president i vendit si mendoni, është një problem i joni apo i vendimmarrjes së BE?

Më vjen keq që kem vënë re një fushatë demonizuese për Francës dhe Holandën. Nuk kanë qenë as 2 apo 4 vende, por shumë vende skeptike dhe dyshuese për kapacitetet e Shqipërisë. Është e pandershme të thuash se; ‘Holanda nuk e do Shqipërinë, apo kërkon që t’i mbyllë derën’. Kjo është e pavërtetë, pasi Holanda ka 3 vjet që na parandalon. Ne kemi bërë sikur s’janë aq serioze. Janë probleme të ngritura nga qeveria dhe parlamenti holandez.

Çështja është tek gjetja e një zgjidhje. Zgjedhjet e parakohshme, lokale, parlamentare, a janë një zgjidhje? Për të kthyer legjitimitetin tek institucionet?

Mendoj se zgjidhja është e qartë. Pas asnjë diskutim që zgjidhja është. Zgjidhja për mendimin tim është tek qëndrimi që ka mbajtur Bundestagu gjerman. Po ta lexojmë me vëmendje i kemi kushtet dhe standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për çeljen e negociatave. Aty duhet të përqendrohet e gjithë klasa politike.

Zoti President, Këshilli Europian mori vendimin për refuzimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. A ishte i pritshëm ky vendim, për ju si President, pasi në një farë mënyre e kishit parashikuar me zhvillimet që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti, dhe cilat mendoni se do të jenë pasojat e këtij vendimi për Shqipërinë, por edhe për rajonin në përgjithësi?

Qëndrimet e mia në tërësi kanë qenë mjaft të qarta dhe përpjekjet e mia tepër të vendosura dhe sistematike, në veçanti gjatë muajve maj, qershor, korrik, madje edhe në gusht, për të evituar një vendimmarrje të tillë. Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor.

Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo! Normalisht nuk ke pse i premton dekoratë askujt, nga drejtuesit e një vendi, të cilët e kanë për detyrë që të punojnë për një objektiv kombëtar sikurse është dhe integrimi europian i vendit, sepse kjo është pjesë e detyrë së përditshme.

Në vlerësimin tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme të shtuara negative, përkeqësuese, në raport të paktën me një vit më parë, ishte evidente që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në Bashkimin Europian.

Vendimi për mua ishte në përgjithësi i pritshëm, pavarësisht se do dëshiroja që vendet të cilat kushtëzuan këtë vendimmarrje në fund fare të kishin ndjekur shembullin e Gjermanisë, të Bundestagut, që për herë të parë në historinë e tij bëri një invencion, një shpikje në një qëndrim i cili është mjaft i komplikuar, por në tërësi është një qasje konstruktive për të dhënë një dritë jeshile. Por duke bërë të qartë të gjitha kushtet që nuk janë plotësuar deri tani e që do të duhen të plotësohen derisa realisht të fillojnë negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

NE PERDITESIM

Modifikuar më Diel, 27 October 2019 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...