“Pasi ndëshkoi Maqedoninë e Veriut me refuzimin e hapjes së negociatave me BE, Edvin Mafia, në një akt banditesk, anulon takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut sepse nuk i pëlqeu deklarata e tij me Presidentin Meta për çeljen e negociatave.” Kështu shkruan sot, ish-kryeministri Sali Bërisha, në Fb, duke iu referuar mesazhit të një diplomati shqiptar. “Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital,” fton në vijim Berisha.
Përshëndetje Doktor.
Pas deklaratës së Presidentit Pendarovski në konferencë për shtyp me Presidentin Meta, menjëherë Rama thirri Drejtoreshën e Protokollit të Shtetit dhe i tha të lajmërojë Presidentin Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski. Asnjë media nuk po e jep këtë gjë! Mbrëmje të mirë.”