Vazhdon farsa “Tahiri", zbardhet vendimi

Hënë, 28 October 2019 12:27

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur pas 39 ditësh vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim i marrë më 19 shator.

Në vendim, Gjykata arsyeton se nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilajt kanë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikut të narkotikëve, ndërsa e dënoi atë me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike

Nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilaj të kenë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në vendimin e gjykatës.

vendimi

Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

Pikërisht, pasojat që gjykata evidentoi këtu janë konkretizimi i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimit me dashje në kundërshtim me ligjin të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela, për të cilat ata ngarkohen me përgjegjësi penale sipas nenit 248 të K. Penal. Gjithashtu, meqenëse vepra penale e “Grupit të strukturuar kriminal” e parashikuar nga neni 33/a paragrafi i dytë të K. Penal, është vepër penale më vete për të cilën akuzohet i pandehuri Saimir Tahiri, gjykata, ndodhur në kushteve e përmendura më sipër, vlerëson se nuk provohet që i pandehuri ka kryer këtë vepër penale, prandaj bazuar në nenin 388, pika 1, germa “d” të K. Penal, duhet ta deklarojë atë të pafajshëm”, thuhet mes të tjerash në vendimin e gjykatës.

vendimi1

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 12:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...