PD dënon kërcënimet ndaj Agron Tufës: Formë e vjetër presioni për t’i detyruar të heqin dorë nga e vërteta

Hënë, 28 October 2019 17:50

Partia Demokratike ka reaguar pas kërcënimeve që kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, tha se ka marrë.

Sipas PD-së, kërcënimet ndaj Tufës bëhen për shkak të detyrës që ka institucioni për “zbardhjen e të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar ndaj qytetarëve shqiptarë”.

PD ka akuzuar më tej institucionet se nuk po marrin masat e duhura pas këtyre kërcënimeve.

Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit”, thuhet mes të tjreahs në deklaratën e PD-së.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të madh prej gjashtë muajsh sulmet e vazhdueshme, shpifjet, linçimin publik dhe kërcënimet e përsëritura me vdekje, që i bëhen Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi publik bëhet për shkak të detyrës, që ky institucion i pavarur ushtron ndaj trashëgimtarëve të diktaturës përmes zbardhjes dhe informimit të publikut me të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar ndaj qytetarëve shqiptarë.  Krijon shqetësim, sepse personazhet e errët të këtyre krimeve gëzojnë sot poste të larta drejtuese në krye të shtetit dhe institucioneve të larta të tij.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi, këto kërcënime të përsëritura me vdekje në adresë të z. Tufa dhe kolegëve të tij, janë një nga format e vjetra të presionit për t’i detyruar ata të heqin dorë dhe të mbyllin gojën përpara të vërtetës.

Fushata e sulmeve ndaj Tufës dhe kolegëve të Institutit, megjithëse të paralajmëruara, që po bëhen çdo ditë publike, nuk kanë vënë në lëvizje asnjë prej institucioneve ligjzbatuese, përfshi policinë e shtetit dhe Prokurorinë. Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit.

Partia Demokratike u bën apel organeve të ligjit, që nuk janë pjesë e inkriminuar, të fillojnë sa më shpejt hetimet dhe të punojnë për zbardhjen e këtyre akteve mesjetare të kërcënimeve publike me vdekje, me qëllim që autorët e tyre të vihen para drejtësisë.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 18:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...