Fermerët të mërkurën sërish në protestë/ Kryemadhi: Mbështetje totale. LSI program të qartë për bujqësinë

Hënë, 28 October 2019 18:27

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah ata në protestën e së mërkurës.

Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi qeverinë Rama si përgjegjëse për situatën aktuale të fermerit shqiptar.

"Në emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e së mërkurës. Ne kemi një program të qartë sa i përket subvencionimeve në bujqësi. Duke filluar që me bërjen e akrtës së fermerit, e cila do ta ndihmojë atë për të marrë rimbursimin e TVSH jo për të kaluar në kalvarin e korrupsionit dhe mos njohjes së TVSH. Kemi një program të qartë për blegtorinë. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e prodhimit të blegtorisë por do të ketë edhe mundësi shumë të mëdhaja për prodhimet dhe nënproduktet në blegtori. Angazhohemi seriozisht për ta dhënë fjalën tonë dhe për ta mbajtur fjalën", u shpreh kryetarja e LSI.

Ndërkohë nuk mungoi edhe një paralajmërim për punonjësit e Policisë së Shtetit.

"Nga kjo foltore garantoj që do ti kemi sytë hapur për cdo punonjës policie që kërcënon fermerët ditën e mërkurë për të mos u bërë pjesë e kësaj proteste. Nuk mjafton që ju grabisin kafshatën e fëmijëve, por tashmë kanë shkuar edhe më lart për ti kërcënuar të paktën as mos ti lënë që të shprehin apo qajnë hallin e tyre në rrugë", vijoi Kryemadhi.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 18:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...