Ikën Mogherini, takim lamtumire me liderët e Ballkanit Perëndimor, sot në Bruksel Rama, Thaçi e Vuçiç

Tuesday, 29 October 2019 09:48

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të presë sot në një takim lamtumire në Bruksel, krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

Mësohet se në këta takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Theksohet se takimi do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit.

Login to post comments