Ambasadorja e re vuri pikat mbi 'i'/ Gjekmarkaj: SHBA pranon se ka krizë në Shqipëri. Ja zgjidhja e vetme

E mërkurë, 30 October 2019 18:26

Një ditë pas interprelancës në Senat të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ku foli edhe për problemet e vendit me krimin e organizuar dhe pa anashkaluar krizën politike, analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se diplomatja amerikane vendosi pikat mbi “i”.

I ftuar në News24, Gjekmarkaj deklaroi se, Kim pranoi dhe legalizoi krizën politike në vend.

Sipas tij, prioritet i saj do të jetë zgjidhja e krizës së thellë politike në Shqipëri, duke shtuar se SHBA e ka pranuar dhe legalizuar krizën në vendin tonë.

 

“Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi “i”. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhet me zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme dhe se si shkohet deri në atë pik, Gjekmarkaj u shpreh se, nëse ndërhyrjnë ndërkombëtarët, protesta, qoftë edhe agresive, është rruga e vetme.

“Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, do të ishte protesta, qoftë dhe agresive. Ndërkombëtarët lanë të kuptuar se nuk e duan këtë rrugë. Ata thonë që ka krizë dhe presion do të bëjnë mbi qeverinë, që të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...