VIDEO/ Shqiptari kapet me 160 mijë euro në makinë, ja si u pikas nga policia në autostradë

E mërkurë, 30 October 2019 18:33

Një  20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Roterdamit në Holandë, pasi iu gjetën 160 mijë euro kesh.

Shqiptari po udhëtonte përgjatë autostradës Roterdam-Ijsselmonde.

Ai u ndalua në mënyrë të beftë nga policia dhe do të akuzohet për pastrim parash.

 

Policia e Roterdamit ra rastësisht në gjurmët e shqiptarit gjatë një patrullimi rutinë.

Policia filloi të dyshonte pasi 20 vjeçari shqiptar nisi të kishte një sjellje normale.

Kështu që vendosën ta ndiqnin.

Deri sa u ndal në drejtimin e një makine tip “Audi” në rrugën Roterdam-IJsselmonde.

Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.

Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.

Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit.

 

Agenten doorzochten dinsdagmiddag langs de A16 de auto van een 20-jarige man uit Albanië. Ze vonden in een verborgen ruimte in de middenconsole 160.000 euro aan contant geld en hielden de Albaniër aan op verdenking van witwassen. https://www.politie.nl/nieuws/2019/oktober/30/07-politie-vindt-160.000-euro-in-verborgen-ruimte.html 

 
22 people are talking about this
 
 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...