Rama asgjëson PS në Shkodër, mesazh për gjithë socialistët: Kush më kundërshton e shkrij

E Enjte, 31 October 2019 16:30

Një vendim i paprecedentë në historinë e Partisë Socialiste është marrë sot për degën e PS në Shkodër. Me urdhër politik të Edi Ramës është vendosur shkarkimi i gjithë strukturave drejtuese të PS në bashkinë më të madhe në Veri të vendit. Urdhri është njoftuar nga deputeti Arben Pëllumbi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me socialistët e kësaj dege. Në mbledhje, drejtuesit lokalë të PS kanë kërkuar llogari se përse drejtorët e institucioneve të rëndësishme në këtë qytet emërohen me urdhër nga kryeministri dhe nuk janë përfaqësues të zonës, por vijnë nga rrethe të tjera. Socialistë kanë argumentuar se Edi Rama kërkon vota nga ata në zgjedhje, ndërkohë që drejtorë të institucioneve vendos njerëz që nuk kanë lidhje me socialistët dhe as me interesat e qytetarëve të Shkodër.

Por në vend të përgjigjes për këtë ankesë, deputeti i dërguar nga Edi Rama u ka njoftuar shkarkimin drejtuesve të PS nga gjithë funksionet partiake. Praktikisht, nga sot, PS-ja e Shkodrës nuk funksionon më si strukturë partiake. Pritet që në ditët në vijim të zgjidhen drejtuesit e tjerë, që mesa duket kusht kryesor emërimi kanë që të mos flasin kundër Edi Ramës.

Debatet në PS e Shkodrës nisën që pas kandidimit të Valdrin Pjetrit për kryetar bashkie. Gjithë kryesia e këtij qyteti doli kundër kandidimit të tij, duke sugjeruar se duhej një emër që ishte më afër PS-së së Shkodrës. Mbledhja e kryesisë së PS Shkodër, ku pati debatet të forta për vendimet e Edi Ramës u publikua në media. Në këto debate doli në pah se socialistët dhe drejtuesit historik të PS së këtij qyteti kishin rezerva për mënyrën sesi Edi Rama, Taulant Balla etj, po drejtonin këtë qytet.

Kritikat që ju bënë Edi Ramës në këtë mbledhje duket se nuk janë toleruar nga kreu i qeverisë. Në mënyrë të paprecedentë, duke pasur parasysh dhe rezervat që kanë socialistët e Shkodrës ndaj tij, Edi Rama ka urdhëruar të shkarkojë gjithë socialistët me kontribute historike ne këtë qytet.

Mesazhi që Edi Rama jep me këtë vendim shkon përtej Shkodrës. Pasi i ka “shtruar në dru” socialistët e qytetit verior, Edi Rama paralajmëron këto që mund të jetë kundër tij në PS se do t’i shkrijë si PS-në e Shkodrës. Fatkeqësisht kjo ndodh në një parti që dikur mburrej se pikën me të fortë ka pasur debatet e brendshme dhe faktin që kushdo kundërshton kryetarin. Me vendimin e fundit të Ramës, socialistëve u thuhet se ndalohet që të flasësh keq për kryetarin edhe në mbledhje të mbyllura. Në krizën ku ndodhet vendi duket si luks të flasësh për demokracinë e brendshme në PS, por nga ajo që po ndodh socialistët që kanë mbetur duket se kuptojnë se pas Shkodrës mund të jetë radha e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...