Liçaj paralajmëron Lleshin: "'Mos të guxojnë të sulmojnë Teatrin!"

E Enjte, 31 October 2019 16:45

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Klaudia Karabolli, aktori dhe aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Neritan Liçaj ka treguar planin e tyre në mbrojtje të godinës në rast të një sulmi nga Policia e Shtetit.

Sipas tij, reagimi i “Europa Nostra” i ka futur frikën qeverisë, e cila sipas tij, po nxiton të jetësojë planin e saj.

“I ka trembur reagimi i Europa Nostra ndaj dhe po tentojnë të nxitojnë.  Vijon qëndrimi me turne. Javët e fundit kanë ardhur policët privatë të Lleshit që shohin çfarë bëjmë, a jemi në gatishmëri dhe kujtojnë se ne hamë bar, jemi budallenj. Është e gjitha një lojë “kukafshehthi”. Më kollaj e kemi ne të pushtojmë ministrinë e brendshme dhe bashkinë se sa ata sheshin e Teatrit”, u shpreh Luçaj.

Aktori i mirënjohur se, në qëndresën për Teatrin gjen persona nga të gjitha kahet politike, por edhe nga të gjitha grupmoshat.

“Ka njerëz të majtë, të djathtë, pa ngjyrë, të rinj, pleq, ka edhe forca opozitare sigurisht, që i kanë dalë në krah Aleancës për Teatrin. Jemi shumë mirë të përgatitur, madje kemi pergatitje ushrarake më të mirë se ministri”, vijoi aktori.

Nëse vijnë 1000 policë, a jeni sërish të gatshëm? Nëse përdoret gaz lotsjellës?

“Ata natën nuk vinë me trupa të mëdha. Por që të lëvizi shumë trupa bie në sy dhe ne kemi njerëz brenda tyre që na informojnë. Ne e marrim vesh 30 minuta para se ata të nisen.  Ata nuk kanë cipë. Nëse e bëjnë si te Bregu i Lumit do të kishte një kosto politike shumë të madhe. Ne jemi shumë të organizuar. Edhe ne kemi dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”. u përgjigj Neritan Liçaj. 

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...