Harajdinaj s'ndalet as pas kërcënimeve me gjyq: Rama pjesë e grupit për copëtimin e Kosovës

Premte, 01 November 2019 11:38

Pavarësisht kërcënimit me një proces gjyqësor nga ana e Edi Ramës, kryeministër në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk ka ndërmend të ndalojë së demaskuari se ai së bashku me Hashim Thaçin kanë qenë pjesë e një grupi i cili planifikonte ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Serbinë.

Duke folur paraditen e sotme përpara  shtatores së heroit Zahir Pajaziti me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj, nuk është vetë-censuruar duke lëshuar sërish akuza për të gjithë ata që synonin copëtimin e Kosovës, për të cilën u derdh gjak.

Për herë të parë në ligjërimin e tij për këtë temë Haradinaj, përveç Hashim Thaçit dhe Edi Rama ka përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në OKB Vlora Çitakun.

'Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë.

Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Vlora Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiç', tha Haradinaj përpara shtatores së heroit të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, Zahir Bajaziti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...