Shqipëria të kujton sot Italinë e viteve 90-92 ku krimi kishte dalë nga binarët dhe po vriste ç’ti dilte përpara. Mbrëmjen e kësaj të premteje në Shkozet ët Durrësit kriminelë me kallashnikovë i bënë atentat një prokurori, i cili vetëm pak ditë më parë u vu në shënjestër të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të qeverisë Erjon Braçe.
Sulmet e paprecedenta i shpjegon vetëm shkelja në kallo që prokurori i Durrësit u kishte bërë banditëve miq të Ramës të cilët po hetoheshin për tjetërsim pronash. Kjo është situata në Shqipëri. Edi Rama po e mban me të gjitha mënyrat pushtetin në mënyrë që të gllabërojë Shqipërinë, por mesa duket6 ky ngulm po e zhytin atë thellë e më thellë në historinë e errët të krimit.
Janë të shumta këto skandale të lidhura me ngjarje kriminale dhe Rama po i bën kaq hapur, pa e kuptuar që ato po e mbytin në këtë zullum të madh. Shqipëria në qeverisjen e Ramës u njoh në kancelaritë e huaja si vendi ku krimi u rrënjos në aureolën e parlamentit. Me Ramën në qeveri, Shqipëria u bë e famshme për kanabisin që pushtoi jo vetëm Evropën. Me Ramën në Shqipëri banda kriminale po marrin çdo pronë shtetërore. PPP-të e famshme janë sot ën duart e njerëzve të Ramës. Gjithashtu me Ramën edhe kufiri më i rëndësishëm për sigurinë kombëtarë , aeroporti , u grabit me maska që qëndronin në mes të pistës dhe policia bënte sehir.
Nga ana tjetër burgjet nëpër botë po mbusheshin me të rinj shqiptarë që tentuan të trafikonin bimën që Rama e përhapi në të gjithë Shqipërinë. Me kanabizimin e vendit, Edi Rama kishte dy qëllimi në kokë. Qëllimi i parë ishte të pasuronte kriminelët, me të cilët shoqërohet gjatë gjithë kohës, e kjo jo vetëm për çështje fortësi, por kryekëput dashurie dhe pasioni për ligësinë që ka në shpirt. Ndërsa qëllimi i dytë, i lidhur ngushtësisht me të parin, ishte që të fitonte zgjedhjet e 2017, me paratë e drogës. Dhe Rama në zgjedhjet e 2017, përdori si paratë e drogës për të blerë vota, e po ashtu kriminelë për të kërcënuar votuesit e opozitës./ Redaksionale